12.3 C
New York
May 13, 2026
DardaniaNews
FeaturedKulturëLajme nga Bota

Pamje nga Afganistani para talebanëve në vitet e 60-ta (FOTO)

Kush mendon se Afganistani ka qenë gjithmonë një vend i përfshirë nga lufta dhe larg kulturës perëndimore, e ka gabim.

Fotografitë e shkrepura nga Bill Podlich, profesor universiteti amerikan i transferuar në Kabul në vitin 1967, tregojnë jetën e afganëve në vitet ’60, përpara vendosjes së regjimit të talebanëve, transmeton KultPlus.

Në fotot me ngjyra, të publikuara nga bashkëshortja e Podlich, shikohen kopshte dhe parqe, gra të veshura me modën perëndimore, mrekulli arkitekturore dhe makina sportive që lëviznin në rrugë të shtruara.

Shumë nga strukturat në foto janë shkatërruar nga më shumë se 30 vite konflikti dhe pushtimi amerikan, pas atentateve të 11 shtatorit 2001, në Nju Jork, shkruan a2news. Për shembull, kopshtet Paghman, ku Podlich ka fotografuar dy vajzat e tij, nuk janë më.

Njëra nga vajzat, Peg Podlich, u shpreh: “Kur shoh fotot e shkrepura nga im atë, kujtoj Afganistanin si një vend me histori dhe kulturë të pasur. Është një eksperiencë e tmerrshme që të shohësh se si po vuan ai popull prej 40 vitesh”. / KultPlus.com

Related posts

Transformimi i veturës së të ndjerit Rasim Thaçi – Cima

dardanianews

Rasti Berati Dhe Pse Thaçi, Kurti, Osmani Etj, E Liderët E PAN-It, Nuk Kërkojnë Llogari Për Vrasjen E Anëtarëve Të LDK-Së?

dardanianews

Haradinaj përplaset keq me Kusarin e Kurtin: “Unë s’kam vallëzuar para Gadafit”. Albin kam bërë shumë më shumë se ti për vendin

dardanianews