Deputeti i VV’së, LIburn Aliu, ka publikuar një foto ku shihen bashkë Glauk Konjufca e Albin Kurti. Kjo Foto është publikuar pas raportimeve se dy udhëheqësit e VV’së i ftohen raportet sherri i Shkelëzen Gashit, i cili u shkarkua nga këshilltari i Kryeministrit një ditë pasi Konjufca tha se i njëjti nuk do të kishte vend në kabinetin e tij.
Glauk Konjufca kishte pasur mendim ndryshe prej Albin Kurtit kur ishte ndarë VV’në, s’ishte pajtuar me liderin kur i ishte bërë propozim LDK’së që të shkojnë me një listë të përbashkët. Ministri i Jashtëm është zyrtari i parë i VV’së i cili kundërshtoi deklaratat e Shkelzen Gashit për krimet e ushtarëve të UÇK’së dhe Dick Martyt.
Por, Liburn Aliu, përmes një fotoje të publikuar në Fb, ka treguar se megjithatë Kurti e Konjufca janë bërë bashkë e po bisedojnë edhe me anëtarë tjerë të partisë.
Ditë më parë, Kurti lavdëroi dy zyrtarë tjerë për rritjen e VV’së ndërsa s’e përmendi askund Konjufcën. Madje, Ministri i Jashtëm s’shkoi as në mbledhjen e fundit të Kryesisë.