November 3, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Reagon ashpër IKSHPK pas grumbullimit të njerëzve në Prishtinë- Kjo situatë është e pa tolerueshme!

Sot gjatë ditës në Prishtinë janë shpërndarë ndihma por ajo që është vërejtur është se ka patur grumbullime të mëdha njerëzish të cilët nuk kishin mjetet mbrojtëse si maska dhe doreza.

Pas kësaj ka ardhur menjëherë reagimi i ashpër i Institutit të Shëndetit Publik.

Nga ky Institut thuhet se kjo që ka ndodhur sot është e patolerushme dhe se virusi nuk ka ikur akoma .
“Kjo situatë si në foto është e pa tolerueshme!Mbrëmë detektuam një rast pozitiv në Prishtinë!
Ky rast nuk është për tu festuar, por për tu brengosur!Kështu ka filluar më 13 mars!
Një rast i vetëm në Stubëll!
Një rast i vetëm në Klinë!

Një rast i vetëm ka filluar në Malishevë!
Një rast i vetëm në Dumnicë!
Një rast i vetëm në Wuhan!
Një rast i vetëm në Codogno!

Tutje ata bëjnë thirrje të zbatohen rekomandimet e IKSHPK-së:

Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë.

Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm.

Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave nē vendet publike.

 

 

 

Related posts

Moti bënë kthesën drastike këtë fundjavë! Ja cfarë pritet të ndodh që nga nesër me kushtet atmosferike

dardanianews

“Babai im në gjendje kritike për jetën, produksioni në TCH planifikonte sherre të dilja keq” – Rrëfimi shokues i konkurrentes

dardanianews

Zelensky tha në Serbi se nuk e njeh Kosovën, reagon Ministria e Jashtme e Shqipërisë

dardanianews