November 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

“Liria është religjioni ynë” – ukrainasit shfaqin një video përmbledhëse të dështimit të forcave ruse

Rusia ka nisur pushtimin e shtetit fqinj të Ukrainës më 24 shkurt të këtij viti.

Ministria e mbrojtjes së Ukrainës ka publikuar një video përmbledhëse të disa prej ngjarjeve kryesore të pushtimit të pajustifikuar.

Në fakt, videoja nis me presidentin rus, Vladimir Putin, i cili thotë se ka aprovuar nisjen e një operacion special ushtarak.

 

Më pas ajo shfaq pamjet se si forcat ruse sulmojnë spitale, ndërtesa të banimit dhe objekte të tjera civile.

“Liria është religjioni ynë” tregon se si me heroizëm ushtria ukrainase i kundërvihet forcave pushtuese duke bombarduar objektivat ushtarake ruse.

Theksojmë se shërbimet e ndryshme inteligjente kanë zbuluar se Rusia nuk ka arritur objektivat e tyre dhe çdo ditë e më tepër po dështojnë të pushtojnë shtetin ukrainas.

Ndryshe, Rusia ka vazhduar edhe sot me bombardime duke shkaktuar viktima në radhët e civilëve dhe dëme materiale. /Telegrafi/

Related posts

Babai i 5-vjeçarit me fjalë emocionuese: Ky ishte Bajrami i fundit, tash festo te i madhi Allah

dardanianews

Teoria e çmendur e konspirative në favor të Messi-t e bën Francën të dridhet: “Ka prova”

dardanianews

Krizë në çift: Çka po ndodh me Luizin dhe Kiarën? Ajo bën veprimin që askush nuk e priste

dardanianews