15.2 C
New York
September 27, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Lufta në Ukrainë: Baza ajrore e Krimesë është dëmtuar rëndë, tregojnë imazhet satelitore

Shumica e tyre janë në një zonë të caktuar të bazës ku një numër i madh ishin parkuar jashtë – larg mbulesës së hangarëve.

Imazhet para dhe pas nga Planet Labs, që monitorojnë qindra burime satelitore mbi Ukrainë, janë konfirmimi i parë i pavarur se baza mund të jetë dëmtuar.

Deri më tani, detajet rreth shtrirjes së ndikimit të shpërthimeve kanë qenë të pakta.

Por ende nuk është e qartë se si është dëmtuar baza apo nga çfarë.

Rusia këmbëngul se shpërthimet u shkaktuan nga shpërthimi i municioneve në një magazinë për shkak të shkeljes së rregullave të sigurisë nga zjarri.

Ukraina nuk e ka marrë përgjegjësinë – dhe ministri i saj i mbrojtjes sugjeroi se fajin mund ta kenë ushtarët e pakujdesshëm rusë. /Telegrafi/

Related posts

Shpërthim i fuqishëm në Beograd, dy të vdekur dhe 15 të lënduar

dardanianews

Homazh në nderim për jetën dhe veprës madhore të Sali Çekajt

dardanianews

EKSKLUZIVE/DOKUMENT: Ky është plani 10 pikësh i BE’së që 5 emisarët e Perëndimit ua prezantuan të premten Kurtit e Vuçiqit

dardanianews