17.5 C
New York
September 27, 2026
DardaniaNews
ShëndetësiShkencë

Magnezi, minerali “magjik” për trupin, si të dallojmë mungesën e tij

Magnezi konsiderohet nga ekspertët si një nga mineralet më të rëndësishme për shëndetin, duke marrë pjesë në mbi 300 procese enzimatike në trup.

Ai ndihmon në prodhimin e energjisë, funksionimin e muskujve dhe nervave, si dhe në rregullimin e tensionit të gjaku.

Sipas mjekes Heather Viola nga sistemi shëndetësor Mount Sinai në New York, magnezi stabilizon ritmin e zemrës, parandalon aritmitë dhe, së bashku me kalciumin dhe vitaminën D, forcon kockat. Ai gjithashtu përmirëson ndjeshmërinë ndaj insulinës dhe metabolizmin e glukozës.

Farmacistja Eleana Quattrocchi nga Universiteti Long Island në Brooklyn shton se magnezi mund të ndihmojë në lehtësimin e kapsllëkut, parandalimin e migrenës dhe reduktimin e simptomave të PMS-it.

Ky mineral gjithashtu luan rol në përmirësimin e gjumit, uljen e stresit dhe parandalimin e ngërçeve muskulore gjatë natës.

Mungesa e magnezit mund të rrisë rrezikun për hipertension, sëmundje të zemrës, diabet të tipit 2, migrenë dhe osteoporozë. Simptomat përfshijnë:

-Pagjumësi

-Ngërçe muskulore

-Kapsllëk

-Të përziera dhe të vjella

-Lodhje dhe dobësi

-Mpirje ose ndjesi shpimi gjilpërash

-Ndryshime të personalitetit

– Aritmi kardiake

Në rastet më të rënda, sipas Institutit Kombëtar të Shëndetësisë në SHBA (NIH), mungesa e magnezit mund të çojë në ulje të kalciumit ose kaliumit në gjak

Related posts

Infektologu kosovar, tregon se në cilin muaj mund të tërhiqet virusi, thotë se faza kritike ka filluar!

dardanianews

VAJZA ITALIANE MBETET MISTERI MË I MADH I COVID-19, TASH E 56 DITË REZULTON POZITIVE, POR NUK KA KURRFARË SIMPTOMASH

dardanianews

Alarmi i madh: Një stuhi diellore pritet të godasë tokën në orët në vijim

dardanianews