17.4 C
New York
June 9, 2026
DardaniaNews
LajmeLajme nga BotaLajmi i fundit

Marrëveshja shumë pranë, reagon edhe Teherani: Armëpushimi me SHBA-në do jetë global, përfshihet edhe Libani

Përfaqësuesi i Iranit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, Saeed Iravani, ka deklaruar se Irani dhe Shtetet e Bashkuara po shkëmbejnë propozime dhe pikëpamje në përpjekje për të arritur një marrëveshje përfundimtare përmes ndërmjetësimit të Pakistanit.

Sipas tij, të dy palët po punojnë për hartimin e një memorandumi mirëkuptimi, megjithëse ende nuk është arritur një tekst final.

“Ne po paraqesim dhe po shkëmbejmë pikëpamje dhe opinione për të arritur tekstin përfundimtar të një memorandumi mirëkuptimi përmes Pakistanit. Ende nuk kemi arritur në tekstin përfundimtar, por po e ndjekim çështjen”, tha Iravani, sipas agjencisë shtetërore iraniane IRNA.

Ai shprehu gjithashtu optimizëm se procesi mund të përfundojë brenda këtij muaji.

Sipas tij, marrëveshja e mundshme do të shoqërohej me një armëpushim të gjerë rajonal.

“Armëpushimi do të jetë global dhe do të mbulojë të gjithë rajonin, përfshirë Libanin”, deklaroi përfaqësuesi iranian.

Deklaratat vijnë në një moment tensionesh të larta në Lindjen e Mesme, ndërsa përpjekjet diplomatike po intensifikohen për të shmangur një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit rajonal.

Related posts

A ka ndikuar Vjosa Osmani në shtimin e votave për Vetëvendosjen, deklarohet Shpend Ahmeti

dardanianews

Deputeti i Vetëvendosjes Fitim Uka ankohet se po shpifin ndaj tij dhe familjes, ja çka paralajmeron

dardanianews

“Pritja”, filmi mbi historinë e Ferdonije Qerkezit

dardanianews