February 12, 2026
DardaniaNews
FeaturedSport

Mbyllet 45-minutëshi i parë, Kosova po fiton ndaj Islandës

Ëshë mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Islandë – Kosovë.

Pjesa e parë e ndeshjes që po luhet në Murcia të Spanjës është mbyllur me shifrat prej 1-2 për Kosovën, shkruan Gazeta Express.

Golin e parë në ndeshje e shënoi Oscarsson i Islandës në minutën e dytë të ndeshjes.

Pas golit të pësuar, Kosova doli në aksion në disa raste, por pa arritur cakun e duhur, golin e kundërshtarit.

Atë e gjeti tek në minutën e 36-të, pas një aksioni mirë të ndërtuar, e i finalizuar nga Vedat Muriqi.

I njëjti shënoi edhe në minutën e fundit të pjesës së parë, pas një asistimi të Milot Rashicës.

Rezultati i përgjithshëm është 2-4 për “Dardanët”.

Fituesi i kësaj përballje kalon në Ligën B të Ligës së Kombeve./GazetaExpress/

Related posts

Rusia mund të përballet me vështirësi “të jashtëzakonshme” ushtarake në Ukrainë – thotë shefi i shtabit të Ministrit Federal të Mbrojtjes së Gjermanisë

dardanianews

Publikohet fotoja e rrallë e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova me Albin Kurtin

dardanianews

Gani Geci me “ushtarët” e tij e bën shqiponjën në kufi me Serbinë (Foto+Video)

dardanianews