10.4 C
New York
April 18, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

EKSKLUZIVE/ LAJM I HIDHUR për Gjithë Shqiptarët, Zbulohen Dosjet dhe Bashkëpunëtorët Shqiptarë Të UDB-ës

Dosjet dhe bashkëpunëtorët shqiptarë të UDB-ës. Shkëlzen HALIMI-Sipas disa të dhënave jozyrtare, gjatë periudhës së komunizmit (por edhe më vonë, Sigurimi i Shtetit) UDB-a maqedonase vetëm për shqiptarët, të konsideruar si elemente armiqësor, kishte hapur rreth 4 mijë dosje (në këtë numër nuk u përfshinë dosjet e hoxhallarëve dhe të atyre shqiptarëve që ishin nga viset tjera të ish Jugosllavisë, por që për shkaqe të ndryshme qëndronin në Republikën e atëhershme të Maqedonisë).

 

Në këto 4 mijë dosje të 4 mijë shqiptarëve (gjithnjë sipas të dhënave jozyrtare) figurojnë rreth 22 mijë bashkëpunëtorë shqiptarë të UDB-ës, që kishin pasur si detyre t’i përcjellin të dyshuarit, përkatësisht “armiqtë” shqiptarë dhe të informojnë për ta në zyrat e UDB-ës.

 

Natyrisht, një pjesë e konsiderueshme e atyre që ishin me dosje akoma janë gjallë, siç janë gjallë edhe shumë prej atyre që bashkëpunuan me UDB-ën (dhe pak më vonë edhe me Sigurimin e Shtetit). Me siguri shumica prej këtyre të fundit janë në gjendje të mirë dhe, nëse jo ata, fëmijët e tyre gëzojnë privilegje të konsiderueshme, duke qenë “aktivë” në jetën politike, ekonomike, sociale, kulturore e kështu me radhë.

 

Shoqëria shqiptare në Maqedoni e Veriut, fatkeqësisht akoma nuk e ka ndarë shapin prej sheqerit, ndaj dhe jemi aty ku jemi. Disave kungulli vazhdon t’u shkojë mbi ujë e disave edhe gjeli vazhdon t’u bëjë vezë…(Shkrimi është marre nga profili i fcb i publicistit Shkëlzen Halimi)

Related posts

Pse nuk ekziston qoftë një ilaç i vetëm për ta shëruar kancerin?

dardanianews

Zhvillime dramatike: Aleati kryesor refuzon ta furnizojë Rusinë me pjesë të avionëve

dardanianews

Sali Berisha tregon pse krimineli Millosheviq e shpalli të vdekur Baton Haxhiun

dardanianews