November 15, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajmeLajmi i fundit

Mbytet një pushues në Velipojë, uji e nxori në breg të detit

Një pushues rreth moshës 60-vjeçare është mbytur në plazhin e Velipojës.

Ai ka humbur jetën teksa po lahej në Velipojë pasi pësoi një atak kardiak.

60-vjeçari ende është i paidentifikuar por sipas pushuesve për afro 15 minuta trupi i pajetë ka qëndruar mbi ujë sepse pushuesit e tjerë nuk e kanë ditur se ishte mbytur derisa uji e nxori në breg.

Ky është rasti i dytë brenda pak kohësh pas humbjes së jetës të shtetases Drande Marku pak ditë më parë e cila po ashtu u mbyt në plazhin e Velipojës teksa ndodhej brenda në ujë duke pësuar goditje në zemër.

Related posts

BUZHALA:Unë jam shqiptar katolik, dhëndri im është shqiptar musliman! (VIDEO)

dardanianews

Gjendet në Shqipëri Kurani më i vogël në botë, mediat botërore jehonë lajmit

dardanianews

UBO Consulting publikon rezultatet e Exit-pollit: Përparim Rama fiton Prishtinën

dardanianews