12.6 C
New York
April 29, 2026
DardaniaNews
Kronika e zezëLajme

“Më tha merrma n’…. atë senin” – Dëshmia tronditëse e 13 vjeçares që dyshohet se u dhunua nga 55 vjeçari në Istog

Një rast tronditës i dhunimit të një të miture 13-vjeçare ka ndodhur në komunën e Istogut, ku një 55-vjeçar dyshohet se shfrytëzoi skamjen e saj për ta abuzuar seksualisht. I pandehuri Tomo Prekaj, akuzohet se përmes pagesave prej vetëm 15 eurosh, e bindi vajzën e mitur të shkonte në një motel në fshatin Dubravë për të kryer marrëdhënie.

Rreth kësaj ngjarjeje të rëndë, Insajderi ka siguruar dosjen e plotë të Prokurorisë Themelore në Pejë dhe sjell detaje ekskluzive që zbulojnë se si viktima u mashtrua në dy episode të ndryshme, deri në ndërhyrjen e Policisë së Kosovës.

Në dosjen që ka siguruar Insajderi, viktima e mitur ka dhënë një dëshmi rrëqethëse para hetuesëve policor, duke shpjeguar se si u mashtrua nga i akuzuari.

Viktima ka treguar se për herë të parë ishte takuar me Tomo Prekajn rreth dy muaj para arrestimit. Ajo po kërkonte lëmoshë te një market në Istog kur ai i ishte afruar me këtë propozim: “Më tha a po vjen në hotel me mu e unë të jap 15 euro. Unë i thashë po, se ne i kemi kushtet e vështira dhe familja ime e dinë që unë dal me lyp…”

Ajo ka përshkruar me detaje se si janë dërguar në vilën e motelit “La Isla”, ku pas pastrimit, i akuzuari e kishte detyruar të kryente seks oral për rreth një orë.

Related posts

Një dekadë nga largimi i lapidarit të UÇPMB-ës në Preshevë

dardanianews

Hulumtim/Behgjet Pacolli ia kishte besuar pozitën e drejtorit Naim Murselit në kompaninë e tij “Destinacion” të web-portaleve (Dëshmi)

dardanianews

“Këqyre shtrafcigerin, t‘mbys”, logopedi i QKUK-së, denoncohet për sjellje skandaloze ndaj fëmijëve pacient

dardanianews