22.5 C
New York
June 21, 2021
DardaniaNews
Lajme nga Bota

Më në fund të lirë/ Shteti i parë evropian shpall fundin e pandemisë COVID-19

Qeveria e Sllovenisë ka shpallur zyrtarisht fundin e epidemisë së saj të koronavirusit, duke u bërë vendi i parë evropian që e bëri këtë, pasi autoritetet konfirmuan më pak se shtatë raste të reja secilën ditë për dy javët e fundit, raporton Reuters.

Njerëzit që vijnë tani në Slloveni nga shtetet e tjera të Bashkimit Evropian nuk do të jenë më të detyruar të hyjnë në një karantinë për të paktën shtatë ditë siç ishte rasti nga fillimi i prillit, tha qeveria në një deklaratë.
Vendi me 2 milionë njerëz, i cili kufizohet me Italinë, Austrinë, Hungarinë dhe Kroacinë, deri më tani ka raportuar 1,464 raste koronavirus dhe 103 vdekje.
Ajo shpalli një epidemi në 12 mars.

Sllovenia ka zbutur epideminë gjatë dy muajve të fundit … sot Sllovenia ka pamjen më të mirë epidemiologjike në Evropë,” i tha Kryeministri Janez Jansa para parlamentit të enjten.

Fundi i epidemisë do të thotë që disa masa, përfshirë ndihmën financiare për qytetarët dhe firmat e goditura nga koronavirusi, do të skadojnë në fund të majit.

 

 

 

Related posts

Harroi kamerën hapur: Deputeti i martuar, momente intime me sekretaren gjatë sesionit parlamentar

dardanianews

Gruaja e George Floyd i drejtohet mediave, me vete kishte marrë edhe të bijën – nuk mund të ndalte lotët derisa fliste

dardanianews

Rroga 1000 euro dhe qiraja 15 euro në muaj, qyteti i ëndrrave ku papunësia nuk ekziston

dardanianews