8.6 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Mesazhet e një takimi: Kështu do përfundonte lufta…

Putin dhe Erdogan, deri para pak vitesh në një kacafytje që mund t’i çonte dhe në luftë, ofruan për Perëndimin modelin se konfliktet mund të zgjidhen me diplomaci, ku më së pari, palët vlerësojnë e jo injorojnë njëra-tjetrën.

Liderët e dy vendeve që kanë qenë armiq historikë e tani janë aleatë në një rikonfigurim të pashmangshëm të botës, ndoshta dhe me luftë, i mëshuan pikërisht diplomacisë si formë zgjidhjeje mosmarrëveshjesh, njëherësh nën dyshimin e palës turke se një fuqi, e nënkuptuar si SHBA, është e prirur për luftë.

Gazsjellësi Turk Stream punon pa ndërprerje dhe partnerët evropianë duhet t’i jenë mirënjohës Turqisë për këtë, tha Putin në takim me homologun turk në Soçi.

“Unë besoj se partnerët tanë evropianë duhet t’i jenë mirënjohës Turqisë për mbështetjen e saj për tranzitin e qetë të gazit tonë në tregun evropian,” tha Putin, siç raportohet nga TASS.

Më herët, drejtori i komunikimit i presidentit turk, Fahrettin Altun, tha se komuniteti ndërkombëtar nuk mund ta përfundojë luftën në Ukrainë duke injoruar Moskën.

“Është e vërtetë që disa nga miqtë tanë nuk duan që lufta të përfundojë. Ata po derdhin lot krokodili”, tha Altun për Reuters, duke shtuar se “disa po përpiqen në mënyrë aktive të minojnë përpjekjet e Turqisë”, pa specifikuar se kujt i referohej.

Komuniteti ndërkombëtar nuk mund ta përfundojë luftën në Ukrainë duke injoruar Rusinë. Duhet të mbizotërojë diplomacia dhe paqja”. tha Altun.

Presidenti rus Putin tha se “Rusia ka shumë projekte strategjike që po realizohen së bashku me Turqinë”, gjatë takimit me presidentin turk. “Rusia mezi pret të rrisë vëllimin e tregtisë me Turqinë”, shtoi ai. Putin vlerësoi gjithashtu homologun e tij turk Erdogan për rolin e tij në nënshkrimin e një marrëveshjeje historike për të zhbllokuar eksportet e grurit të Ukrainës. /tesheshi.com/

Related posts

Dy anije patrullimi ruse janë shkatërruar në Detin e Zi

dardanianews

MORENA SHFAQET NË BIKINI DHE SËRISH E PËRMEND LOKACIONIN

dardanianews

Biden në kërkesën buxhetore drejtuar Senatit i kërkon edhe 200 milionë dollarë për Kosovën

dardanianews