8.3 C
New York
March 28, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Mesazhet e një takimi: Kështu do përfundonte lufta…

Putin dhe Erdogan, deri para pak vitesh në një kacafytje që mund t’i çonte dhe në luftë, ofruan për Perëndimin modelin se konfliktet mund të zgjidhen me diplomaci, ku më së pari, palët vlerësojnë e jo injorojnë njëra-tjetrën.

Liderët e dy vendeve që kanë qenë armiq historikë e tani janë aleatë në një rikonfigurim të pashmangshëm të botës, ndoshta dhe me luftë, i mëshuan pikërisht diplomacisë si formë zgjidhjeje mosmarrëveshjesh, njëherësh nën dyshimin e palës turke se një fuqi, e nënkuptuar si SHBA, është e prirur për luftë.

Gazsjellësi Turk Stream punon pa ndërprerje dhe partnerët evropianë duhet t’i jenë mirënjohës Turqisë për këtë, tha Putin në takim me homologun turk në Soçi.

“Unë besoj se partnerët tanë evropianë duhet t’i jenë mirënjohës Turqisë për mbështetjen e saj për tranzitin e qetë të gazit tonë në tregun evropian,” tha Putin, siç raportohet nga TASS.

Më herët, drejtori i komunikimit i presidentit turk, Fahrettin Altun, tha se komuniteti ndërkombëtar nuk mund ta përfundojë luftën në Ukrainë duke injoruar Moskën.

“Është e vërtetë që disa nga miqtë tanë nuk duan që lufta të përfundojë. Ata po derdhin lot krokodili”, tha Altun për Reuters, duke shtuar se “disa po përpiqen në mënyrë aktive të minojnë përpjekjet e Turqisë”, pa specifikuar se kujt i referohej.

Komuniteti ndërkombëtar nuk mund ta përfundojë luftën në Ukrainë duke injoruar Rusinë. Duhet të mbizotërojë diplomacia dhe paqja”. tha Altun.

Presidenti rus Putin tha se “Rusia ka shumë projekte strategjike që po realizohen së bashku me Turqinë”, gjatë takimit me presidentin turk. “Rusia mezi pret të rrisë vëllimin e tregtisë me Turqinë”, shtoi ai. Putin vlerësoi gjithashtu homologun e tij turk Erdogan për rolin e tij në nënshkrimin e një marrëveshjeje historike për të zhbllokuar eksportet e grurit të Ukrainës. /tesheshi.com/

Related posts

Thirrja e rrezikshme e Gani Kocit, kundër Kurtit, Osmanit dhe shumë personaliteteve tjera, a është ky kërcënimi më i fuqishëm i bërë haptas?

dardanianews

Nga kjo datë askush s’mund të hyjë në Kosovë pa qenë i vaksinuar plotësisht kundër COVID-19

dardanianews

Momente të nxehta, Enca fotografohet në shtrat me Beartin dhe rrjeti u çmend

dardanianews