Autoritet përkatëse në Utah të Shteteve të Bashkuara kanë dhënë dritën e gjelbër, që nga aeroplanët të hidhet nga ajri në liqene një sasi e madhe e peshqve, shkruan BBC.
Kjo për shkak se autoritetet në Utah janë duke bërë të pamundurën që peshqit t’i hedhin në liqene nga aeroplanët, dhe kështu të ruajnë botën shtazore e ujit por edhe ujërat, transmeton Telegrafi.
Siç mund të shihet në videon e publikuar me mijëra peshq ose dhjetëra tonelata hidhen nga aeroplani mbi një liqe, në të cilin po konsiderohet se po “kërcënohet bota shtazore”.
Mbushja e liqeneve me peshq përmes aeroplanëve, është parë si metoda më e mirë dhe e shpejtë e transportimit të tyre drejt ujërave të rrezikuara. /Telegrafi/