November 7, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Milaim Zeka: Të jeni të bindur që pas 29 majit, kryeministër i Kosovës do të jetë Avdullah Hoti

Në studion e emisionit “Top Talk” drejtuar nga gazetari Denis Dyrnjaja, ishte i ftuar analisti Milaim Zeka, i cili foli për zhvillimet e fundit në Kosovë.

Duke qenë se qeveria e Albin Kurtit ra, me anë të mocionit të mosbesimit që u bë në fund të marsit në Parlamentin e Kosovës, vendi ka mbetur pa kryeministër. Sakaq, Gjykata Kushtetuese në Kosovë, ka zgjedhur 29 majin për formimin e qeverisë së re.

Në Kosovë ka shpërthyer një debat i madh se kush duhet ta mandatojë si Kryeministrin e ri të Kosovës, Abdullah Hotin, Albin Kurti, apo presidenti Hashim Thaçi. Në lidhje me këtë temë, analisti Milaim Zeka u shpreh se vendimi përfundimtar në lidhje me kryeministrin e ri do të merret pas 29 majit. Por ai është plotësisht i bindur që pas asaj date, kryeministër i Kosovës do të jetë Abdullah Hoti.

Related posts

Trump: SHBA sulmoi tre centralet bërthamore në Iran

dardanianews

Inteligjenca Artificiale: Albin Kurti, me marrëveshjet e fundit në Bruksel dhe Ohër

dardanianews

Çka nëse je në plazh me familje dhe në çadrën tjetër është Albini? Kështu përgjigjet Hoti

dardanianews