July 26, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Gani Geci: Ata që kanë prodhuar këtë problem, nuk dinë të udhëheqin

Gani Geci nga LDK ka thënë se në asnjë variant edhe nëse bie qeveria Kurti, ai dhe vajza e tij, deputetja Marigona Geci, nuk do të përkrahin një koalicion me PDK-në.

Geci ka thënë se Kosova nuk bën assesi si vend i vogël të dëmtoj marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe se ka thënë se ata që kanë prodhuar këtë situatë, duke iu referuar Vetëvendosjes, nuk dinë të udhëheqin.

“Në këtë situatë ku ne e kemi një përballje shumë të madhe me një virus, dhe tash të kemi një problem tjetër politik, ata që e kanë krijuar nuk dinë ta udhëheqin këtë vend”, tha Geci.

Ai ka sqaruar pse nuk do të përkrahte një koalicion me PDK-në.

“Familja jonë, para se mu ba zgjedhjet ka thënë se as ai dhe familja e tij nuk do të votojnë një koalicion me PDK-në.

Me asnjë koalicion me PDK-në ajo e ka thënë para zgjedhje, nuk jemi nj familje që i biem pishmonë, një koalicion me PDK-në qoftë gjithëpërfshirës, vajza jonë nuk e voton. Ne kemi probleme personale, familjare, derisa të sqarohen ato, ne nuk e përkrahim këtë koalicion”, tha Geci./IndeksOnline/

Related posts

Ibrahimoviq: Nuk besoj në Zot, ku ishte ai kur vëllai im vdiq nga leukemia?

dardanianews

Lladrovci letër të hapur PDK’së pas rezultatit të 14 shkurtit, kërkon dorëheqje masive në nivel të Kosovës

dardanianews

Nga sot, testin për koronavirus mund ta bëni në laboratore private: Këto janë çmimet

dardanianews