12 C
New York
June 1, 2025
DardaniaNews
Lajme

Millosheviçi është gjallë dhe jeton në Rusi, profesori i palëkundur në pretendimet e tij

Profesori serb nga Beogradi, Velimir Abramoviq, pretendon se Sllobodan Millosheviç është gjallë dhe jeton në Rusi. Sipas tij, fuqitë e mëdha i mbrojnë njerëzit e tyre. Një nga pikat kyçe ku ai e bazon pretendimin e tij është fakti se nuk dihet personi që bëri autopsinë e ish-presidentit famkeq serb.

“Ku është Millosheviçi dhe Mira, ky çift bashkëshortor. Millosheviçi asnjë fjali gabim nuk e ka thënë . Por debatoi me disa dëshmitarë, është tallur dhe ka shkuar në Rusi. Pse ku është Millosheviqi ndoshta është në Pozharevc, kush e ka bërë atë obduksion, kush i ka konstatuar të gjitha këto. Kuptohet e forcat e mëdha duhet ti mbrojnë njerëzit e tyre , që të tjerët të punojnë për ta.
Po t’i hedhnin në miniera askush s’do të punonte. Cfarë të duhen parat nëse më vrasin. Dhe duhet njeriun ta mbroni dhe kur ta mbroni, atë të radhës si sekretin më të madh, pi kafen me Milosheviçin. A do të punosh? Si jo, ju jeni të vërtetët . Familjen e keni mbrojtur, parat i keni marrë çfarë doni pra?”, u shpreh ai për një televizion serb.

 

 

Related posts

Ish-miss Kosova ndan pamjet e dhunës që dyshohet se ushtroi ish-burri i saj

dardanianews

Kujdes nga nxehtësia: Temperaturat pritet të shkojnë deri në kaq gradë sot

dardanianews

Gazmend Halilaj: Derisa neve na vinte era gjak, në Shtabin e Rognerit, behëshin lista për eleminimin e kundërshtarëve politikë

dardanianews