25.2 C
New York
August 13, 2026
DardaniaNews
EkonomiFeatured

Ministri Murati tregon pse nuk u përfshi në plan të Qeverisë heqja e monopolit të Devollëve

Ministri i Financave, Punës dhe Trasnfereve, Hekuran Murati, ka sqaruar se pse nuk është përfshirë Projektligji për Automjete, në Programin Legjislativ të Qeverisë së Kosovës për vitet 2021-2025, me të cilin parashihet heqja e homologimit, raporton Express.

Mospërfshirjen e këtij projektligji në plan, Murati e ka arsyetuar duke thënë se është nismë ligjore e Kuvendit dhe se tashmë është në proces.

Eshte nisme ligjore e Kuvendit, tashme ne process”, ka sqaruar Murati.

Ndryshe, çështja për ndryshimin e Ligjit për Automjete u iniciua nga një peticion, ku u mblodhën 10 mijë nënshkrime.

Secili qytetar që importon automjet nga ndonjë vend tjetër në Kosovë është dashur të paguajë hiç më pak se 125 euro në emër të homologimit, proces ky i vlerësuar si i panevojshëm edhe nga përfaqësuesit e Bashkimit Evropian në Kosovë.

Për vite me radhë, homologimin në Kosovë e kryen vetëm kompania “Euro-Lab”, që është në pronësi të biznesmenit Blerim Devolli.

Gazeta Express vazhdimisht ka raportuar për homologimin dhe monopolet e tjera që shteti u ka dhënë biznesmenëve të familjes Devolli nga Peja.

 

 

Related posts

E frikshme: Surfisti publikon pamje duke e ndjekur peshkaqeni

dardanianews

Mjeku nga Berlini: 90 për qind e pacientëve në Gjermani e kaluan COVID-19 pa trajtim spitalor

dardanianews

Procesi i privatizimit në Kosovë, cilët politikanë privatizuan prona dhe me çfarë çmimesh

dardanianews