Ministria ukrainase e Mbrojtjes e ka përshkruar në detaje tmerrin që kanë hasur pas hyrjes në qytetin Bucha, që gjendet në perëndim të Kievit.
Në një video që e kanë shpërndarë në profilin zyrtar në Twitter, mund të shihet në çfarë përmasash ishte tmerri për të cilin ukrainasit flisnin, transmeton Telegrafi.
“Srebrenica e re. Qyteti ukrainas Bucha prej javësh është nën kontrollin e ‘kafshëve ruse’. Civilët lokalë janë vrarë në mënyrën më të tmerrshme, u janë lidhur duart pas shpinës, e trupat u janë hedhur nëpër rrugët e qytetit”, thuhet në kumtesën e ministrisë ukrainase të Mbrojtjes.
Kujtojmë që ushtria ukrainase sërish ka marrë nën kontroll pjesë të qyteteve përreth Kievit – e pamjet në të cilat kanë hasur ushtarët ukrainas në këtë rajon janë tejet të tmerrshme.
Videon që e kanë realizuar ushtarët ukrainas me rastin e hyrjes në Bucha mund ta shikoni më poshtë, por që vlen të theksohet se janë pamje shumë të rënda. /Telegrafi/