26.5 C
New York
July 27, 2024
DardaniaNews
Showbiz

Mirë me vjehrrat por jo me burrat, aktorja shqiptare flet për ish-vjehrrat: E treta e vërteta

Edhe një herë tjetër, Rudina Dembacaj ka folur pa doreza për jetën e saj personale.

E ftuar në emisionin “E Diell” aktorja ka treguar për marrëdhënien me dy ish-vjehrrat dhe atë aktuale.

Moderatori, Ed Manushi e pyeti nëse do të jetonte me vjehrrën dhe Rudina tha se ajo është ëndrra e çdo vjehrre dhe shumë serioze.

“Jam fiks personi o duhur për këtë temë sepse unë jam në vjerrën e tretë tani. Kam qenë dhe jam ëndërr e një vjehrre. Jam një nuse shumë e mirë seriozisht”, tha aktorja.

Më pas ajo përshkroi nënat e dy ish-partnerëve të saj, Eduart Grishajt dhe Aleksit.

Edi Manushi: Një epitet për vjehrrën e parë?

Rudina Dembacaj: Vjehrra e parë ishte shumë diellore.

Edi Manushi: E dyta?

Rudina Dembacaj: E dyta ishte tamam intelektuale.

Ndërsa e treta e vërtet, nëna e Mark Frrokut. Për të ajo thotë se i ngjan shumë me gjyshen e saj.

Rudina Dembacaj: E treta është jetë, është shpirt njësoj sikur ishte gjyshja ime.

Edi Manushi: E katra?

Rudina Dembacaj: Eh, mos u ngatërro o Manush”.

360grade.al

Related posts

Luiz Ejlli konfirmon zërat: Opinionist i “Big Brother VIP Albania”

dardanianews

E papritur/ Ndahet çifti i njohur i showbizit: Ky nuk është njeriu im

dardanianews

Sondazhi i javës: 46 për qind e lexuesve të Telegrafit zgjedhin emrin që duan të largohet këtë javë nga Big Brother VIP Kosova

dardanianews