Ish-bashkëpunëtori i Albin Kurtit i cili pas ndajres së Vetëvendosjes rrugëtimin e tij e vazhdoi në PSD bashkë, ka kritikuar ashpër kryeministrin në detyrë pas pranimit të një donacioni prej 1 mijë testeve nga Serbia.
Molliqaj ka sjellë në kujtim një poster të vitit 2006 të cilin Vetëvendosje e kishte bërë për të kundërshtuar produktet me origjinë nga Serbia, raporton Gazeta Express.
Ndërsa sa i përket deklarimeve se Serbia është befasuar me veprimet e Kosvovës, Molliqaj ka thënë se Kosova do të duhej ta befasonte Serbinë duke ia rëfuzuar donacionin.
Përveç tjerash, Molliqaj ka thënë se Kurti do të duhej ta befasonte Serbinë në tavolinën e negociatave, por thotë se për një gjë të tillë spati guxim dhe shkarkoi veten.
Reagimi i plotë:
Ky është posteri kundër produkteve të Serbisë të cilin si VV e shpërndamë gjithandej Kosovës në vitin 2006.
Sot kryeministri në detyrë, pozitë të cilën po vazhdon ta mbajë të uzurpuar anipse e shkarkoi vetën, paska deklaruar që me pranimin e ”ndihmës” nga Serbia, me ç’rast u dhuruan 1000 teste për COVID-19, ne e kemi befasuar Serbinë.
Serbia nuk befasohet kur pranohen donacione të tilla kryeministër. Sepse Serbia nuk befasohet kur amnistohet për krimet e kryera në Kosovë. Dhe edhe po të befasohej, neve nuk na duhet ky lloj befasimi i tyre.
Neve na duhet ta befasojmë Serbinë duke ia refuzuar këto donacione. Serbinë e pate rastin ta befasoje në tavolinën e negociatave.
Aty ku do të duhej t’ia kërkoje kërkimfaljen për të gjitha vrasjet e përdhunimet e grave shqiptare gjatë luftës.
Aty ku do të duhej t’ia kërkoje t’i kthejë trupat e të pagjeturve.
Aty ku do të duhej t’ia kërkoje dëmshpërblimin për shkatërrimin e shtëpive tona.
Por këtë nuk e bëre. Sepse ju nuk keni guxim ta BEFASONI Serbinë. Prandaj e shkarkuat vetën.