16.1 C
New York
May 14, 2025
DardaniaNews
FeaturedMoti

Mot i ngrohtë gjatë tërë javës në Kosovë

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi ynë do të karakterizohet me mot stabil.

IHMK-ja në njoftimin zyrtar, parasheh se do të ketë më shumë orë me diell por edhe vranësira kalimtare.
“Sa i përket fushave termike ato do të pësojnë rritje graduale në vlerat e maksimaleve, ndërsa minimalet do të mbeten rreth vlerave të zeros. Nuk parashihet të ketë reshje të asnjë forme të paktën për këto pesë ditë të parashikimit”, thuhet në njoftim.

Në mëngjesin e së martës, njofton IHMK-ja, paraqiten disa ngrica të dobëta, por gjatë ditës grafiku i fushave termike do të shënoj rritje të dukshme.

“Temperaturat minimale gjatë gjithë javës do të lëvizin ndërmjet -2 deri 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-18 gradë Celsius.

Dita e hënë do t’i shënoj vlerat e temperaturave më të ulëta, ndërsa dita e premte paraqitet si dita më e nxehtë me 18 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga veriu dhe verilindja me shpejtësi 1-5m/s. Kjo situatë meteorologjike do të jetë e favorshme që situata biometeorologjike dhe agrometeorologjike të jetë e mirë”, përfundon njoftimi.

Related posts

Messi drejt rikthimit tek Barcelona? Argjentinasi i mbyll “derën” PSG-së, nuk ka rinovim

dardanianews

Lajm fantastik nga Londra: Zbulohet vaksina kundër koronavirusit, testohet suksesshëm te minjtë

dardanianews

Dy ditë pasi e kritikoi qeverinë Kurti, Glauk Konjufca shkarkon nga puna motrën e gruas së Sylejman Selimit

dardanianews