21.3 C
New York
June 25, 2022
DardaniaNews
Featured Lajme

Na rrëfe o çlirimtar Nasim Haradinaj se si u vra Sali Çekaj?!

NGA: IDRIZ MORINA MË: 16 JANAR 2022

Na rrëfe o çlirimtar Nasim Haradinaj kur u vra Sali Çekaj çfarë dhimbje të solli?

Na rrëfe se si ti nuk pranove të ishe ushtarë i tij, ti bindeshe atij heroi, që ende ua çon zemrat peshë atyre qindra ushtarëve dhe miqve me të cilët bashkëpunoi, por edhe shqiptarëve që e duan shpirtin luftarak e heroik!

A duhej lënë nga 48 orë trupat e kryeheronjve të Koshares pa u tërhequr!?

Na trego, pse edhe trupi i Sali Çekajt u desht të mbetej dy ditë në vendin e vrasjes?

Edhe trupi i Agim Ramadanit, mbeti 48 orë së paku në fushëbetejë, pa e tërhequr.

A bash ashtu duhej lënë nga 48 orë trupat e kryeheronjve të Koshares!?

Sali Çeku ishte themelues i grupeve të para guerile, në vitin 1991, të cilat në dy grpe u strëviten në Shqipëri. Po atë vit hyn në Kosovë, mbi 30 veta të prirë nga Sali Çeku dhe sollën armatim nga Shqipëria. Në grupin e dytë të stërvitur ishte edhe Adem Jashari, heroi i luftës, i cili ato vite vepronte brenda grupeve që i udhëhiqte Sali Çeku.

Po ashtu ato grupe krijuan luftëtarët e parë dhe shërbyen si bërthamë e ushtarëve të parë të Ministrisë së Mbrojtjes të Republikës së Kosovës.

Sali Çeku u vra në rrethana të paqarta me 19 prill 1999, në luftimet në Koshare, 10 ditë pasi ishte thyer kufiri shqiptaro-shqiptar, i vendosur me dhunë nga Jugosllavia. Agim Ramadani dhe Sali Çeku janë dy heronjtë pa të cilët mendohet se nuk do të ishte thyer ai kufi.

Por, a nuk ndodhë në luftë të vritet një skuadër e tërë për ta nxjerrë trupin e një ushtari, e lëre më të një udhëheqësi, komandanti, si Agimi e Salihu?

Me rregullat e cilës ushtri ti Nasim pate hyrë në luftë që nuk të interesonin asfare të vërtetat?

Po a nuk po ndodhë njësoj me partinë tuaj, si 23 vjet më parë, atëherë nuk e njihnit Kushtetutën e Kaçanikut dhe tash nuk e njihni Kushtetutën e Prishtinës, të 9 qershorit 2008!, e cila ka hyrë në fuqi me 15 qershor!

Mos jeni duke menduar ju ‘sekti Thaçit” se ende nuk ka hyrë

NGA: IDRIZ MORINA MË: 16 JANAR 2022 NË ORA: 19:15

Sali Çeku gjatë luftës

Mos jeni duke menduar ju ‘sekti Thaçit” se ende nuk ka hyrë në fuqi as ajo Kushtetutë, pasi mendja ju ka ngel tek 9 qershori.

Na trego o Nasim, kësaj here qoftë edhe me lot në sy, se si u vra Sali Çekaj?! Qajë njëherë për heroin, ama vetëm njëherë, dhe duke kërkuar falje?

Sa pasuri ke jashtë Kosovës, se për në Kosovë ke tregu pak?

Na shpjego pak se sa pasuri ke jashtë Kosovës, a ke vila dhe sa vila i ke në Perëndim, edhe nëse nuk i ke në emrin tënd?!

A mos ke pas kërkuar ti likuidimin e disa ushtarakëve të Minsitrisë së Mbrojtjes, që vepronin sipas Kushtetutës së Kaçanikut?

A e dini ju se karakteristikë revolucionare dhe e modelit rus është shkelja e parimeve të traditës, dhe mbi të gjitha të rendit Kushtetues, formal e juridik!?

Nasim Haradinaj dyshohet se së bashku me një person tjetër, kishte kërkuar likuidimin e Stafit komandues në QSU (Qendrën Stërvitore Ushtarake-pjesë e Ministrisë së Mbrojtjes e themeluar nga ministri Ahmet Krasniqi) në Papaj, në Koshare.

Ti ke thënë në debate televizive se kinse Sali Çekaj, meqë ka vdekur qenka bashkuar me ty për të luftuar, dhe se Brigada 138 ishte nën komandën e Ramush Haradinajt.

E si komandonte ky, kur mezi kishte shpëtuar me pak ushtarë që i kishin mbetur, falë ndihmës së djemve të Koshares, duke bërë granatime për t’ia lehtësuar hyrjen në zonën e çliruar.

Por, ti Nasim rrëfe që ta dinë të gjithë shqiptarët se kush e vrau Sali Çekun, që të mos ketë dyshime më as familja dhe as ata që e nderuan dhe e respektuan heroin e Kosovës!

Po ashtu është mirë të tregosh, se çfarë të kaluare ka “shoku Lisi”?

“Në vitin 1981 unë jam arrestuar në bazë të deklaratës së Nasim Haradinajt”, ka dëshmuar veprimtari dhe atdhetari Saim Tahiraj, që ishte caktura nga Sali Çeku koordinator për grupet guerile, që vepronin nën komandën e Salihut nga viti 1991, kur u stërviten në Shqipëri.

Ai i ka bërë pyetje publike, që të rrëfejë për misionin e tij, edhe në luftë, aspak miqësor, dhe të rrezikshëm për ushtarakët profesionistë.

“Kur i shikoj veprimet tuaja që nga ajo periudhë, e gjerë më sot, po më delë krejtësisht diçka tjetër. Ju paskeni pas mision të caktuar ndaj meje shoku LISI…….!?

….ti nuk ke shkuar në Koshare për me luftuar, por ke shkuar si misionar, mision që e vazhdove edhe pas luftës”, shkruante Tahiraj.

Related posts

Zhbllokohen anijet ukrainase me drithëra

dardanianews

Befason Haziri: Unë nuk i besoj qeverisë Hoti!

dardanianews

Përfshirja “qëllimkeqe” e Rusisë në dialogun Kosovë-Serbi

dardanianews