18.9 C
New York
May 13, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Ndërron jetë 39-vjeçarja nga Istogu, e prekur nga coronavirusi

Ka ndërruar jetë 39-vjeçarja nga Istogu, e cila ishte infektuar nga coronavirusi.

Lajmin e ka konfirmuar për Telegrafin, kryetari i Istogut, Haki Rugova.

Po sot ka ndërruar jetë”, tha shkurtimisht ai.

Kurse, Ministria e Shëndetësisë ka konfirmuar se viktima ishte operuar dhe se kishte disa sëmundje shoqëruese.

“Sot me datë 13.04.2020 në Mjekimin Intensiv të Klinikës Infektive të QKUK-së ka përfunduar me vdekje pacientja S.K. (1981) nga Komuna e Istogut, e transformuar në këtë klinikë me datë 12.04.2020 nga Klinika e Kirurgjisë Abdominale pas ndërhyrjes kirurgjikale dhe njëherësh e diagnostikuar me Covid 19. E njëjta përveç COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera bashkëshoqëruese”, njofton Ministria e Shëndetësisë.

Ndryshe, deri më tani në Kosovë nga coronavirusi kanë humbur jetën 8 persona, ndërsa janë infektuar 362./Telegrafi/

Related posts

Si bëhej s*ksi nga femrat në diktaturë? Monika Lubonja befason: Trupi i femres ishte vetem për…

dardanianews

Rakiq: Osmani e Kurti sollën persona të armatosur deri në dhëmbë e me simbole të UÇK-së

dardanianews

Vazhdon përplasja, Osman Musliu i reagon përsëri Nasim Haradinajt

dardanianews