6.9 C
New York
April 25, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Ndikimi i luftës në tregjet globale, pritet ngritja e çmimit për këto produkte

Një luftë në Ukrainë mund të ketë pasoja serioze për ekonominë evropiane e më gjerë, atë botërore. Furnizimet energjetike me gaz dhe naftë do të kapnin çmime të larta, ndërsa do të përkeqësohej shumë pasiguria ushqimore, për shkak të furnizimit me grur dhe plehra kimike.

Teksa ushtarët lëvizin në terren në kohë lufte, krahas tyre ato që lëvizin janë edhe bursat ndërkombëtare.

Analistët ekonomikë nëpër botë kanë parashikuar lëvizjen e bursave në rast të një lufte mes Ukrainës dhe Rusisë, ku sipas tyre do të ketë ndikim të menjëhershëm në çmimin e naftës dhe të gazit.

Tregjet financiare kanë qenë kryesisht të pashqetësuar nga alarmet e luftës mes Ukrainës dhe Rusisë, por me krismën e parë ekonomistët dhe bankat qendrore do të rishohin normat e tyre të interesit.

Megjithatë kriza ka dhënë efektet e saj në rritjen e çmimit të naftës dhe të gazit, si edhe të metaleve kryesore që përdoren për prodhimin e makinave, pajisijet elektronike, enët e gatimit dhe ndërtimi.

Në afat të shkurtër, një luftë Rusi-Ukrainë, qoftë edhe e kufizuar, do të nxiste një rritje të madhe të çmimeve të naftës dhe gazit, veçanërisht në Evropë.

Rusia sjell rreth 30 për qind të naftës së Evropës dhe 35 për qind të gazit të saj natyror në Evropë, që do të ndërpritej në rast konflikti.

Çmimi i naftës mund të shkojë mbi 125 dollarë për fuçi, ndërsa çmimet e gazit do të rriten edhe më shumë.

Edhe skenari tjetër ku vendosen sanksione masive ndaj Rusisë ka ndikim të fortë te çmimet.

Nëse të gjitha vendet evropiane ndalojnë blerjen e gazit dhe naftës ruse, ndikimi në çmim do të ishte i madh, me rritjen e naftës në 175 dollarë për fuçi dhe gazi në 250 dollarë.

Edhe çmimet e ushqimeve do të kishin rritje. Ukraina dhe Rusia janë ndër kultivuesit më të mëdhenj të grurit në botë, në pesëshen e parë.

Lufta do të ndikonte te prodhimi i elbit, misrit, lulediellit dhe farave të tjera.

23 për qind e amoniakut, 17 për qind e potasit, 14 për qind e uresë dhe 10 për qind e fosfateve eksportohen nga Rusia, ku sektori bujqësor dhe plehrat kimike që përdoren për të do të shihnin rritje të madhe çmimi.

Kriza në kufirin me Ukrainën është një nga më të rëndat për Evropën dhe sigurinë botërore të pas Luftës së Dytë Botërore.

Diplomatët janë angazhuar për të gjetur një rrugë që të mos përshkallëzohet situata, pasi të gjitha palët dalin të humbura.

Related posts

Familja e Haki Imerit i reagon Hisen Berishës: Thaçin e quajti vrasës, tregoi kush janë urdhërdhënësit e Tahir Zemajt

dardanianews

Jep dorëheqje Hashim Thaçi

dardanianews

India goditet nga mutacioni i dyfishtë i coronavirusit, mësohet arsyeja pse është i rrezikshëm për ata që janë vaksinuar dhe që e kanë kaluar COVID-19

dardanianews