Motit të butë dhe të qëndrueshëm që patëm në këto ditë të para të vitit 2022 po i vije fundi. Mbrëmjen e ditës së enjte depërtimi i masave më të ftohta ajrore mbi vend sjell kushte për të reshura shiu, e më pas edhe rënie të temperaturave.
Sipas Prishtina Weather të premten do të mbajë mot i thatë, i vranët por i ftohtë. Nga dita e shtunë sërish priten të reshura shiu e më vonë edhe bore, e reshjet borës kohë pas kohe vazhdojnë ditën e hënë.
6.01 – Mbetet butë gjatë ditës, me shtim të vranësirave. Pasdite vonë priten edhe reshje lokale shiu, që me rënie të temperaturës edhe shndërrohen në borë më vonë në mbrëmje.
7.01 – Kryesisht vranët dhe ftohtë.
8.01 – Kryesisht vranët, e kohë pas kohe me reshje të dobëta shiu, që vonë në mbrëmje edhe pritet të shndërrohen në borë.
9.01 – Ftohtë e kryesisht me vranësira. Orëve të mëngjesit vende-vende vazhdojnë reshje të dobëta bore.
10.01 – Ftohtë e kohë pas kohe me reshje të dobëta bore.
Temperaturat me tendencë të rënies, minimalet zbresin në 0C e -2C në fundjavë, e maksimalet zbresin për 10C nga kjo e enjte në të premten, për të shënuar një rritje të lehtë në 6C ditën e shtunë, e deri të hënën zbresin edhe në 0C.
Do të fryjë erë e lehtë dhe mesatare nga verilindja e lindja 3-10m/s.
Shtypja atmosferike fillimisht në rritje, e më pas sërish në rënie.