May 9, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Në 2011-ën VV rrokulliste kamionët me mallra serbe, Haki Abazi mbështeste bizneset në Serbi

 

Në vitin 2011, Lëvizja Vetëvendosje, që sapo kishte hyrë edhe në Kuvend, nuk po i ndalte aksionet e saja në kundërshtim të dialogut me Serbinë dhe çfarëdo bashkëpumi me këtë shtet.

Në vitin 2011, kur Vetëvendosja rrokulliste kamionët me mallra serbe, Haki Abazi mbështeste bizneset në Serbi

Në këtë vit, kjo lëvizje nisi aksione në afërsi të kufijve me Serbinë, duke ndaluar kamionët më mallra serbe, shumë prej të cilëve edhe u rrokullisën. Kjo fushatë zgjati shumë dhe u shtri edhe nepër Kosovë nën moton ‘Duaje tënden’.

Por, një zyrtar i saj i lartë sot, që kreu i Vetëvendosjes e bëri njeriun më të besueshëm të tij në Qeveri, duke e bërë zëkëndëskryeministër për 52 ditë, Haki Abazi asaj kohe në fakt mbështeste dhe fliste mirë për produktet dhe biznesin në Serbi.

Si Drejtor për Ballkanin në Fondacionin Rockfeller Brothers, Abazi kishte zyrën në Beograd. Kjo u vërtetua para disa ditëve. Gjatë kohës atje ai kishte vizituar edhe arkivat e ushtrisë së Serbisë, një ushtri kjo që me makinerinë dhe doktrinën e saj kishte vrarë, masakruar shqiptarët e Kosovës dhe i kishte debuar edhe nga vendi.

Por vizitat në këto vende nuk ishte angazhimi i vetëm i zyrtarit të lartë të Vetëvendosjes, Haki Abazit. Në një revistë të Forumi i Liderëve të Biznesit të Serbisë, Abazi është përfshirë aty me një deklaratë të shkurtër, me të cilën lavdëron këtë forum dhe biznesin në Serbi. Në këtë revistë është edhe zv/kryeministri i Serbisë në atë kohë, Bozidar Deliq, Ministri i Punës dhe Ceshtjeve Sociale të asaj kohe, Rasim Lajic.

“Forumi i Liderëve të Biznesit të Serbisë kontribuon në krijimin dhe promovimin e biznesit të përgjegjshëm në Serbi duke përfaqësuar një pasqyrë e sjellje të përgjegjshme ndaj vetes, të tjerëve dhe mjedisit”, citohet Haki Abazi në këtë revistë, transmeton Lajmi.net.

Ngritja e shpejtë e Abazit në hierarkinë e VV-së por edhe në Qeverinë e shkurtër të tyre, nuk është se nga zyrtarë e tjerë në parti ishte pritur mirë, sidomos nga ata që janë edhe themelues e aktivista të medhenjë në protestat dhe aktivitetet tjera politike të saja.

Abazi ishte akuzuar nga Ish Presidenti, Hashim Thaci se gjatë kohës sa ishte zëvëndëskryeministër, në Kopaonik të Serbisë kishte zhvilluar takime me zyrtarë serbë.

Intervistën e lartëpërmendur mund ta shikoni duke klikuar: KËTU

Related posts

“Mbi 60 mijë dollarë në muaj kush lufton në Ukrainë”, Perëndimi bën ofertën tunduese

dardanianews

Përgjigja e Vjosa Osmanit kur u pyet se a do të jetë ajo propozimi i VV-së për kryeministre

dardanianews

Tragjike: Mërgimtari humb jetën në vendin e punës në Gjermani

dardanianews