June 27, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Në vendin dhe momentin e duhur, mësuesja ia shpëton jetën nxënësit që po ngufatej

Një mësuese nga New Jersey u gjend në vendin dhe momentin e duhur – ajo arriti t’ia shpëtojë jetën një nxënësi që po ngufatej.

Bëhet fjalë për nxënësin 9-vjeç Robert, i cili derisa ishte në orën e matematikës piu ujë nga shishja e plastikës, transmeton Telegrafi.

Por në një moment duket sikur uji i mbetet në fyt dhe ai fillon të mbetet pa oksigjen – duke ia vështirësuar është lëvizjet që mezi i bënte.

Megjithatë ai arriti t’i afrohet mësueses që nuk ishte larg, dhe ta sinjalizojë se diçka nuk është në rregull me të.

Ajo pa u menduar dy herë filloi ta shtyp në bark me shpresën se do ta nxirrte nga goja ajo çfarë i kishte mbetur – duke mos e ditur se për çfarë saktësisht bëhej fjalë.

Për fat të mirë në fund djaloshi rimori veten dhe filloi t’i tregojë mësueses se çfarë i ndodhi. E këtë moment e kapën kamerat e sigurisë, që e dokumentuan këtë moment të frikshëm. /Telegrafi/

Related posts

Kjo është 26 vjeçarja që dyshohet se ra nga kati i shtatë i një objekti në Lakrishtë

dardanianews

Ish-komandant i UÇK-së – Ky është 61-vjeçari që u gjet i vdekur në motel në Ferizaj

dardanianews

Ekskluzive: Kurti i ankohet Pence se Grenell është keqinformuar nga Thaçi

dardanianews