2.3 C
New York
March 29, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajmeSociale

Nëna nga Kosova përgjërohet: U kisha lut krejt shqiptarëve, nëse djali qëndron këtu është fundi për të

Katër muajt e fundit bota e kësaj nëne ka qenë mbushur nga vuajtjet e dhimbjet, përplot. Veçse Sadete Hasanit nuk i dhemb trupi, por i lëngon zemra, i vuan shpirti.

Prej 4 muajsh ajo sheh në pamundësi për të bërë diçka, sesi gjendja shëndetësore e të birit, Valtonit, përkeqësohet dita- ditës. Lotët i shkojnë rrëke, kur për një moment ajo rreket ta afrojë mendjen tek më e keqja…

“Këto 4 muaj jemi kan as në tokë e as në qiell. Frika më e madhe, po tutem mos po…(qan) Nuk mund ta mendoj, unë pa djalin. Ne jemi krejt të shokuar. Ma mirë Zoti ma kish çuar mua sëmundjen sesa djalit… (qan). “-rrëfen mes lotëve nëna, për “Shqiptarët për Shqiptarët”.

Valtoni është prekur nga tumori në fyt. Mjekët në Kosovë i kanë sugjeruar familjes Hasani që ta dërgojnë djalin urgjentisht për kurim jashtë shtetit, pasi në atdhe shanset janë të pakta. Por familja, thjesht nuk i ka mundësitë financiare për të përballuar kostot e larta.

Nëna vijon të vajtojë e vajtojë. Nuk mundet të kurojë dot të birin. Me aq pak forca sa i kanë mbetur, ajo u lutet, u përgjërohet kujtdo shqiptari që i ka munësitë, ta ndihmojnë.

“Valtoni është i ri, ka jetën përpara. Nëse qëndron këtu në Kosovë, është fundi për të. Na kanë thënë ta çojmë në Turqi, por ne nuk e kemi mundësinë, shuma është e madhe. U kisha lut krejtve, sadopak kush ka mundësi, me na ndihmu”

Related posts

Mbi 40 të vrarë dhe qindra të plagosur në një koncert në Moskë (Pamje të rënda)

dardanianews

Hashim Thaçi vjen në Kosovë, gjendet në Burojë

dardanianews

Sondazh: A e meriton Vjosa Osmani edhe një mandat si presidente?

dardanianews