June 27, 2026
DardaniaNews
LajmeLajmi i fundit

Vdes një person pas të shtënave në Aktash të Prishtinës

Disa të shtëna me armë janë dëgjuar sonte në rrugën “Gazmend Zajmi” në lagjen “Aktash” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Siç mëson ekskluzivisht Gazeta Sinjali si pasojë e të shtënave një person ka vdekur.

Dyshohet se edhe tre persona të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë ekipet policore, derisa ende s’ka njoftim zyrtar mbi këtë rast.

Siç mëson Gazeta Sinjali, Policia e ka ndjekë një motor në të cilin dyshohet se kanë qenë personat e dyshuar, por të njëjtit kanë arritur të ikin.

Tashmë Policia ka aktivizuar Unazën e Çeliktë, ku si rezultat janë shtuar pika kontrolli në lokacione të ndryshme, me qëllim që të bien në gjurmët e të dyshuarve.

Gjithë konflikti dyshohet se lidhet me problemet që familja e Sekiraqës ka pasur në vazhdimësi me familjen Capat në Prishtinë – të cilëve iu plagos një familjar para disa muajsh.

Këto informacione pritet të konfirmohen më tutje pasi të ndërmërren veprimet e nevojshme nga Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit.

Related posts

Financial Times: Ukraina arrin marrëveshje për një plan shumë-shtresor të zbatimit të çdo armëpushimi me Rusinë

dardanianews

Ja sa para po marrin vajzat e njohura të Showbizit për 5 orë qëndrim në burgjet shqiptare

dardanianews

Raketa që rrëzoi avionin luftarak amerikan “F-15” mbi Iran ishte kineze! Pekini furnizoi Teheranin para sulmit edhe me radarë

dardanianews