September 14, 2026
DardaniaNews
Sport

Nga arat dhe lloqi, deri te stadiumet evropiane — rrugëtimi i futbollit kosovar.

Dikur futbolli në Kosovë mbahej gjallë nëpër ara, lloqe e terrene të improvizuara, ku sakrifica dhe dashuria për lojën ishin e vetmja forcë që e mbante sportin në jetë.

Aty, në baltë dhe kushte të rënda, u rritën gjenerata të tëra futbollistësh që ëndërronin për ditë më të mira, për fusha të gjelbra dhe për një fanellë që do ta përfaqësonte Kosovën e lirë.

Sot, Kombëtarja e Kosovës zbret në fushë në Slloveni, përballë kombëtares sllovene, për ta hapur garën e kualifikimeve drejt Botërorit 2026. Një moment që tregon jo vetëm progresin sportiv, por edhe rrugëtimin e gjatë shtetformues të vendit.

Ky është kontrasti mes së kaluarës dhe së tashmes: nga balta ku mbijetonin vetëm me vullnet, deri te stadiumet moderne të Evropës ku përfaqësojnë flamurin dhe krenarinë e një populli.

“Sa sakrificë, sa mund, sa punë, sa rrezikim i jetës për të arritur shtetin që sot po e gëzojmë.”

Related posts

Haaland vazhdon superformën, shënon në derbin e javës në Bundesligë (video)

dardanianews

“Messi gjerman” po mahnit Europën, 17-vjeçari që po shkëlqen me Bayernin thyen rekord pas rekordi në Champions/ Kane: Duhet të jetë në Botëror

dardanianews

Lajmi i fundit: shtyhet finalja e Champions League!

dardanianews