October 18, 2025
DardaniaNews
FeaturedLajme

Nga VV, Pacollit: Miliarderi dhe hamalli është i barabartë para ligjit, shko në konvikt fillimisht

Deputeti i VV’së Artan Abrashi ka komentuar deklaratën e Behgjet Pacollit të cilit është kërkuar futja në karantinë 14 ditë në Qendren e Studentëve nëse vjen në Kosovë.

Deputeti nga Prizreni e ka quajtur arrogancë feudale të Pacollit kërkesën e tij për të mos u futur në karantinë.

“Arroganca feudale e Behgjet Pacollit për t’u trajtuar ndryshe prej neve është neveritëse, e papranushme dhe nuk duhet të tolerohet. Detyrimet nuk pyesin për standarde jetese e as për thellësinë e kuletës. Karantimi 14 ditor për shtetasit e ardhur nga jashtë është i obligueshëm. Dhjetra e qindra qytetarë me mundësi të dobëta ekonomike dënohen çdo ditë për mospërfillje të masave. Pse ky të trajtohet ndryshe”, ka shkruar Abrashi.
Abrashi ka thënë se çdo qytetar është i barabartë para ligjit.

“Çdo qytetar është i barabartë para ligjit. Dmth, të drejtat dhe detyrimet e miliarderit dhe hamallit peshojnë njejtë. Mbi këtë bazë është ndërtu koncepti i shtetit të së drejtës që aspirojmë ne. Ky është kushti kryesor i kontratës shoqërore në mes shtetit dhe qytetarit. Barazia para ligjit”, ka thënë Abrashi.

Në fund, Abrashi i ka thënë Pacollit se është i mirëseardhur por fillimisht në konvikt.

Related posts

Prishtina futet në karantinë, njëzet raste të reja në kryeqytet me Covid-19

dardanianews

‘Milaim Zekën e mbajtëm në punë derisa e zbuluam se ishte bashkëpunëtor i Serbisë’

dardanianews

“Ministre e Kurtit, dëshmitare e Vukçit!”, posterë kundër Donika Gërvallës në Prishtinë

dardanianews