12.4 C
New York
March 11, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme nga Bota

Ngjarje dramatike në Rusi: Grupi Wagner vetëm katër orë larg Moskës, hynë në rajonin e Lipetsk-ut

Guvernatori i provincës Lipetsk në Rusi, Igor Artamonov tha të shtunën Guvernatori i provincës Lipetsk në Rusi, Igor Artamonov tha të shtunën se grupi mercenar Wagner ka hyrë në rajon, që sipas raportimeve thuhet se është katër orë larg Moskës.

Rajoni i Lipetsk është rreth 360 kilometra në jug të Moskës dhe shumë më afër kryeqytetit sesa Rostov-on-Don, ku forcat Wagner iu afruan qytetit, transmeton Telegrafi.

 

Siç u raportua më parë, një video e medieve sociale – të cilën BBC e verifikoi – tregoi një kolonë të Wagner me automjete që udhëtonte në rajonin e Lipetsk-ut, që ndodhet midis qytetit të Voronezh dhe Moskës.

 

“Agjencitë e zbatimit të ligjit dhe autoritetet… po marrin të gjitha masat e nevojshme për të garantuar sigurinë e popullatës. Situata është nën kontroll”, tha Artamonov.

Artamonov gjithashtu u kujtoi banorëve se “ata këshillohen fuqimisht të mos largohen nga shtëpitë e tyre dhe të shmangin udhëtimet me çdo mjet”. /Telegrafi/

Related posts

Ushtrisë së varfëruar të Putinit po i mbaron koha

dardanianews

Kjo është maturantja më e bukur e vitit 2021

dardanianews

Rron Gjiovci e quan patetike konferencën e sotme të Albin Kurtit

dardanianews