January 8, 2026
DardaniaNews
LajmeShëndetësiSociale

Një apel për ndihmë ka mbërritur së fundmi në redaksinë tonë.

Klevis Isenlikaj është një 22-vjeçar nga Mati i cili ka nevojë për ndihmën e shqiptarëve pasi prej 6 muajsh po përballet me kancerin cerebral në kokë, por javët e fundit gjendja e tij është përkesësuar ndjeshëm.

I riu ndodhet në spitalin e Genoas në Itali në gjendje të rënduar shëndetësore dhe trajtimi është shumë i kushtueshëm dhe i papërballueshëm për familjarët e tij.

Ata kanë hapur një llogari bankare ku kushdo mund të kontribuojë aq sa mundet dhe ka dëshirë që Klevi, ashtu si të gjithë e njohin dhe thërrasin, t’i rikthehet jetës si të gjithë bashkëmoshatarët e tij.

Të dhënat e llogarisë bankare:

Emri : Luan Isenlikaj

IBAN: AL85902174184141400735876035

SWIFT: PUPPALTR

Apeli i familjarëve:

“JOQ pershendetje! Si jeni!Kemi nevoje per ndihmen tuaj per te bere nje lajm publik. Nje lajm qe ka nevoj per ndihme urgjente ju lutem. Ben fjale per nje djale 22 vjec nga Mati i quajtur Klevis Isenlikaj i cili po vuan nga Kanceri Cerebral per me shume se 6 muaj. Gjendja e tij eshte teper kritike per jeten dhe ka nevoje per ndihmen e gjithesecilit prej nesh. Ju lutem bejeni publik! I duhen 100 mije euro per trajtimin e tij Te lutem bejeni publik se eshte shum ne gjendje kritike dhe duhet te reagojme sa me shpejt. Do ua dinim shume per nder sinqerisht”

Kjo nuk është vetëm një kërkesë për ndihmë financiare – kjo është një thirrje për solidaritet, për humanizëm dhe për dashuri ndaj një jete që ka ende shumë për të dhuruar. Çdo kontribut, sado i vogël, është një rreze shprese për Klevin dhe familjen e tij. Le të tregojmë edhe një herë se kur jemi bashkë, mund të bëjmë mrekulli. Për çdo donacion ose informacion, mund të kontaktoni në: 0682108020

Donacionet mund të bëhen edhe me transfertë bankare ose fizikisht. Allahu ua shpërbleftë të gjithëve për zemrën dhe mirësinë tuaj!

Related posts

Këta janë tre kandidatët e mundshëm që po përfliten nga LDK, për kryetar të Prishtinës (emrat)

dardanianews

“Ç’është Prekazi?”, pas deklaratës së aktores, rrjeti shpërthen keq në kritika ndaj Olta Gixharit

dardanianews

Kusari-Lila shpreh krenari që ndan ditëlindjën me të njëjtën datë me Enver Hoxhën, ia uron ditëlindjen

dardanianews