16.4 C
New York
September 27, 2026
DardaniaNews
Lajme

Zgjerohet rrjeti i transportit urban në Prishtinë, Përparim Rama: 30 linja të reja, 172 autobusë modern

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka dhënë lajmin e mirë për zgjerimin e rrjetit të transportit urban në kryeqytet.

Lagjet e fshatrat që nuk kanë pasur asnjëherë autobus, tash do të kenë linja të rregullta.

I pari i kryeqytetit ka theksuar se do të jenë 30 linja të reja e 172 autobusë modernë.

“Për herë të parë, autobusi shkon në lagje si: Tasligje, Velania, Bledi, Arberia, Sofalia, Qëndres, Nic, Veternik, Zalltar. Po lidhim edhe fshatrat me Kryeqytetin, Marec, Vitia e Marecit, Siqeva, Kolovica, Zllash, Ballaban, Nishec, Gllogovic, Llabjan, Slivov, Shkabaj, Drenoc, Prugoc”, ka shkruar Rama.

“Kryeqyteti ka marrë frymë të re në lëvizje! 30 linja të reja 172 autobusë modern Frekuenca çdo 7 minutanë linjat kryesore. Tani, ka zbritje në secilën lagje të Kryeqytetit”, ka shkruar Rama.

Ky zhvillim vjen pas investimeve të mëdha në transportin urban, me bileta digjitale.

Related posts

Epidemiologu suedez: Distanicimi fizik i arsyeshëm, karantinimi dhe mbyllja e kufijve pa asnjë bazë shkencore

dardanianews

QUNI E KONFIRMON: HASKUKA PRISHI KOALICIONIN ME LDK-NË, SHKARKOI DREJTORËT

dardanianews

Irani jep ‘dritën jeshile’/ Hap Ngushticën e Hormuzit, lejon kalimin e 20 anijeve

dardanianews