26.5 C
New York
July 27, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Zbulime tronditëse, ja kush e bëri ndarjen e vëllezërve Jashari, përkatësisht, të Hamzës nga Ademi – ky ishte skenari i errët i ‘Rognerit’

Idriz Zeqiraj, publicist i njohur, në një shkrim të dërguar ekskluzivisht për gazetën “Bota sot”, ka folur për disa detaje të patrajtuara më parë.

Ai më këtë rast ka bërë thirrje që qeveria e koalicionit VV-LDK, duhet të ndërhyjë në korrigjimin e shtrembërimeve të qëllimshme të meritave të heronjëve, pra të asaj se kush e bëri ndarjen e vëllezërve Jashari, përkatësisht, të Hamzës nga Ademi.
Zeqiraj thekson se ishin qëllimet errëtake të “komandantëve të Rognerit”, për t`i bërë vend e emër vetës, me tendencën për njëfarë kundërvënie ndaj dikujt tjetër.

Qeveria e koalicionit VV-LDK, duhet të ndërhyjë në korrigjimin e shtrembërimeve të qëllimshme të meritave të heronjve. Ndarja e Vëllezërve Jashari, përkatësisht, të Hamzës nga Ademi, është krim i politikës së kuqe. Qëllimet errëtake të ‘komandantëve të Rognerit’, për t`i bërë vend e emër vetës, me tendencën për njëfarë kundërvënie ndaj dikujt tjetër, që, në fakt, dështoi turpshëm dhe baltosi projektuesit, “komandantët” hileqarë e hiçër, tashmë, është e lexueshme për shqiptarët dhe më gjerë. Dihet mirëfilli se Adem Jashari nuk ka shkrepur asnjë pushkë, asnjë plumb më shumë se vëllai i tij, Hamëza. Ademi pa Hamzën nuk do të ishte ai që është sot. Atëherë, pse duhej ndarë e veçuar dy vëllezërit, luftëtarë të barazvlershëm?”, ka potencuar publicisti i njohur.

Idriz Zeqiraj, publicist i njohur, në një shkrim të dërguar ekskluzivisht për gazetën “Bota sot”, ka folur për disa detaje të patrajtuara më parë.

Ai më këtë rast ka bërë thirrje që qeveria e koalicionit VV-LDK, duhet të ndërhyjë në korrigjimin e shtrembërimeve të qëllimshme të meritave të heronjëve, pra të asaj se kush e bëri ndarjen e vëllezërve Jashari, përkatësisht, të Hamzës nga Ademi.

Zeqiraj thekson se ishin qëllimet errëtake të “komandantëve të Rognerit”, për t`i bërë vend e emër vetës, me tendencën për njëfarë kundërvënie ndaj dikujt tjetër.

ImageIdriz ZeqirajFOTO GALERI
“Qeveria e koalicionit VV-LDK, duhet të ndërhyjë në korrigjimin e shtrembërimeve të qëllimshme të meritave të heronjve. Ndarja e Vëllezërve Jashari, përkatësisht, të Hamzës nga Ademi, është krim i politikës së kuqe. Qëllimet errëtake të ‘komandantëve të Rognerit’, për t`i bërë vend e emër vetës, me tendencën për njëfarë kundërvënie ndaj dikujt tjetër, që, në fakt, dështoi turpshëm dhe baltosi projektuesit, “komandantët” hileqarë e hiçër, tashmë, është e lexueshme për shqiptarët dhe më gjerë. Dihet mirëfilli se Adem Jashari nuk ka shkrepur asnjë pushkë, asnjë plumb më shumë se vëllai i tij, Hamëza. Ademi pa Hamzën nuk do të ishte ai që është sot. Atëherë, pse duhej ndarë e veçuar dy vëllezërit, luftëtarë të barazvlershëm?”, ka potencuar publicisti i njohur.

KËTU mund ta lexoni shkrimin e plotë, ku zbulohen shumë të pathëna

Mes tjerash ai deklaron se për këtë krim të politikës, kryesisht, të ‘komandantëve’ pa ushtarë, të cilët nuk u bënë kurrë pjesë e luftës, përgjegjësi mbanë edhe familja e nderuar Jashari.

“Për këtë krim të politikës, kryesisht, të ‘komandantëve’ pa ushtarë, të cilët nuk u bënë kurrë pjesë e luftës, përgjegjësi mbanë edhe Familja e nderuar Jashari, për heshtjen e saj, për padrejtësinë që i bëhet Hamzës, pas flijimit sublim. Familja e dinë se aksionet me armë, rezistencën karshi pushtuesit, deri në flijimin e tyre, e bënë së bashku. Asgjë nuk i ndau. Atëherë, pse duhej ndarë, pas vdekjes, në emërtime rrugësh, institucioneve e deri në buste e shtatore të bronzuara?! Shtatorët e kryeçetanikëve të parë, krijues të grupeve të armatosura, përkatësisht, në Deçan, Drenicë e Llap, duhet të përfaqësoheshin në komunat e tyre nga: Sali Çekaj, Hamëz e Adem Jashari, Zahir Pajaziti. Korrigjimi duhet filluar nga shtatorja e Ademit në Skënderaj, t`i bashkangjitët edhe shtatorja e Hamzës, duke pasuar me emërtimet e pëbashkëta të Vëllezërve Jashari”, shkruan mes tjerash Zeqiraj.

Related posts

Zbuloi dy skandale në Kosovë, avokati i shpëton atentatit me 11 plumba, ja pamjet e sulmit – Pamje

dardanianews

Bekë Berisha: Qeverinë Kurti duhet me e shkarku për të dytën herë

dardanianews

Bekim Jashari flet për propozimin për Muratin, ka një porosi për Vetëvendosje

dardanianews