September 5, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Një ‘goditje’ e ashpër i vjen Ramush Haradinajt: Ik, dështak, të bëmat e luftës i shkele me dy këmbë…

Ish-kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinajt i është bërë një ‘goditje’ e rëndë nga Gazmend Islami.

Kryetari i Ballit Kombëtar Demokrat për Kosovë, Gazmend Islami, me anë të një postimi në Facebook, ka kritikuar ashpër Ramush Haradinajn.

Islami thotë se Haradinaj është dështaku më i madh, njeriu që të bëmat e tij në luftë, tash po i shkel me dy këmbët.

Islami kërkon nga ai të mos shet moral, duke shtuar se po të ishte i ndërgjegjshëm do të ishte larguar nga politika.

“Dështaku më i madh, njeriu që të bëmat e tij në luftë i shkeli me dy këmbët duke gllabëruar Kosovën!

Mos shit moral, po të kishe pak ndërgjegjeje do të ishe larguar krejt nga politika!

Ramush Haradinaj je i padëshiruar për qytetarët, ishe kryeministër jo i Kosovës pos i një rajoni

E shite Çakorrin!

Ik!”, thotë Islami, përcjell gazeta “Bota sot”.

Related posts

Vehbi Kajtazi: Vjosa Osmani pritet të jetë kandidate e LDK-së për kryeministre

dardanianews

Gruaja thotë se ‘është rrëmbyer nga alienët’ të cilët i kanë vjedhur vezët në mitër: Kam prova (fotot)

dardanianews

Publikohen pamje nga momenti kur ushtria izraelite rrëzon dronët iranianë

dardanianews