12.2 C
New York
October 20, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Një rrugë në Berlin do të marrë emrin e Ibrahim Rugovës

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka zhvilluar një takim me Sekretarin gjerman të Shtetit për Çështje Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare, Florian Hauer, në landin e Berlinit.

Ai ka njoftuar se një rrugë në Berlin do të emërohet me emrin e presidentit historik dr. Ibrahim Rugova.

Pos kësaj, në këtë takim është biseduar edhe për bashkëpunimin e Kosovës me Gjermaninë.

“Një takim tepër i frytshëm me Florian Hauer, Sekretar i Shtetit për Çështje Federale, Evropiane dhe Ndërkombëtare në landin e Berlinit. Diskutuam mbi ide konkrete të bashkëpunimit me theks të veçantë në fushat e politikës, ekonomisë dhe kulturës, për të forcuar më tej marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë”.

“Falënderoj Sekretarin e Shtetit Hauer për mbështetjen e tij që një rrugë në qyetin e bukur të #Berlinit të emërtohet me emrin e Presidentit Rugova”, ka thënë ai. /Gazeta Express

Related posts

Shtetet që e mbështesin më së shumti politikën e ShBA’së, ku renditet Kosova dhe Shqipëria

dardanianews

Vjosa Osmani kërcënohet me jetë, publikohen mesazhet

dardanianews

E bujshme/ SPAK urdhër-ndalimi për shefen e SHISH, Vlora Hyseni si dhe kontrolle në banesën e Ilir Prodës

dardanianews