April 19, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Hoxha nga Shkupi e quan presidentin ukrainas ‘’dreq’’: Zullumqarët aspak s’duhet me na u dhimbsë (VIDEO)

Një imam nga Shkupi, hoxhë Muharrem Ismaili, ka komentuar luftën mes Rusisë dhe Ukrainës, në një paraqitje të tij.

Ai gjatë fjalimit e ka quajtur ”dreq’’ dhe ”zullumqar”, presidentin ukrainas, madje sulmin rus ndaj tyre e quajti të parastësishëm, përcjell Klankosova.tv.

”Sot dje pardje, muhabetin kryesor jemi duke e bo për luftën Ukrainë-Rusi, tema kryesore a unë ju thomë se rastësisht ju ka plasur sherri Ukrainës në oborr? Nuk është rastësisht, se para pak kohe kur Izraeli e luftojke Palestinën, kryetari i Ukrainës, qaj dreqi që del sot dhe rrin për gjynah aty, ai dilke dhe qajke për mediume për jahuditë”. ka thënë hoxha Muharem.

Ky i qajke jahudit, zullimqaret nuk duhet me na u dhimt, se atij zullumqarit ia qon alluhu një zullumqar ma të madh, ne kemi thonë në hutbe, o Allah zullumqarit të vogel qoja një zullumqar të madh, e qitash i ka ardh një zullumqar me emrin Rusi, e tash din qysh me e trajtu zullumqarin se ka lotë krokodili”, tha ai.

Madje ai thotë se në këtë përballje ku përfshin edhe NATO-n, Rusia do dalë fitimtare.

”Asgjë nuk kanë me mujt me i bo Rusisë, se ata janë zullumqarë, se zullumqaret le te kapen ne s’kemi pse mërzitemi për ta. Europa nuk e ndali zullumin në Siri, e shkatërrun atë vend të bekum, e tash zullumi i ka ardh në derë”.

 

Siç vërehet në këtë video, kjo paraqitje e imamit nga Shkupi, ndodhi të enjten që e lëmë pas.

 

Related posts

Mbi 10 raste të reja të të dyshuarve me koronavirus në Kosovë

dardanianews

Edhe një hap para, Këshilli i Ministrave miraton liberalizimin e vizave për Kosovën

dardanianews

Specialja ua vazhdoi paraburgimin ish-krerëve të UÇK-së, këto ishin pretendimet që e bindën gjykatën

dardanianews