17.3 C
New York
September 8, 2024
DardaniaNews
FeaturedShëndetësi

Njofton QKUK: Ky veprim, përbën një rrezik shtesë për përhapjen eventuale të sëmundjes

QKUK ka njoftuar se qytetarët kanë filluar me një fluks të shtuar të vizitojnë ambientet e Klinikës Infektive për vizita rutinore dhe testim lidhur me frikën nga infeksioni eventual.

Sipas tyre, kjo përbën një rrezik shtesë për përhapjen eventuale të sëmundjes.

Deri më sot nuk kemi rast të konfirmuar me virusin Covid 19 në Kosovë, rastet që duhet paraqitur për testim dhe izolim eventual jane ato raste që kanë udhëtuar nga rajonet, ku sëmundja është përhapur dhe kanë simptoma me temperaturë të lartë, kollë të thatë, probleme me frymëmarrje apo qytearët që kanë pas kontakt me persona që janë të konfirmuar me infeksion me virusin Covid 19.

Përndryshe, personat që kanë dyshime për sëmundjen dhe nuk kanë simptoma duhet të vetëizolohen sipas këshillave nga OBSH dhe instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike.

I sigurojmë personelin shëndetësor dhe qytetarët se Klinika Infektive, reparti i izolimit është pajisur me maska mbrojtëse, syze dhe mjete të tjera për mbrojtje kundër Covid-19, sipas rekomandimeve të Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, thuhet në njoftim.

Related posts

E jashtëzakonshme: Merkel me flamurin e Kosovës para syve të Vuçiqit

dardanianews

Promohohet libri ‘N’kohë për veten’ i autorit Fitim Uka, udhërrëfyes në ballafaqimin me ‘labirintin’ e së kaluarës dhe ‘çelësin’ e së ardhmes

dardanianews

Diskutime të ashpra për Karaçevën në Komisionin për Siguri, përmendet shkarkimi i Rashit Qalajt

dardanianews