Eksperti i ekonomisë Dritan Shano ka deklaruar se nuk do pranojë ta bëjë vaksinën anti-covid, referuar aludimeve që ndoshta në një të ardhme të afërt, do të jetë e detyrueshme.
Ai kërkon ndihmën e juristëve për të hartuar një padi kolektive kundër vaksinimit për ta çuar më tej edhe në gjykata ndërkombëtare.
“Nuk e bëj vaksinën! E konsideroj vdekjeprurëse për jetën time!
I kërkoj miqve të mij juristë të fillojnë të hartojnë Padinë Kolektive kundër bërjes së Vaksinës me detyrim;
Miq juristë filloni të punoni për hartimin e kësaj Padie, organizohuni me njëri tjetrin, çdo kontribut është i vyer; E di që nuk kemi Gjyakatë Kushtetuese, por drejtojuni Gjykatave të tjera ndërkombëtare;
Mos prisni ditën kur të bëhet fakt i kryer”, shkruan Shano.