10.6 C
New York
December 4, 2023
DardaniaNews
FeaturedLajme

Thirrja për Konjufcën: Glauk, tërhiqe akuzën për Shkëlzenin

Analisti i çështjeve politike Bleron Baraliu, ka kërkuar nga ministri i Jashtëm në detyrë Glauk Konjufca, ta tërheq akuzën e tij ndaj këshilltarit të kryeministrit në detyrë Albin Kurtit, Shkëlzen Gashit.

Sipas Baraliut, Gashi nuk ka thënë kurrë që “UÇK-ja ka bërë krime”, por atij i është mveshur parafrazimi, përcjell Bota sot.

Ai këtë e ka quajtur shpifje.

Postimi i Braliut në Facebook, pa ndërhyrje:

Glauk, Glauk, Glauk! (@Konjufca)

Xeni kurre ska thane “UCK ka bere krime”. Degjo me kujdes, mos u be pacaver e pandemive injorante lincuese. Mveshja e ketij parafrazimi krejtesisht te paqarte ndaj Xenit eshte hiq me pak se shpifje, dhe rezoni yt logjik deri te konkluza asgje me pak se deshmi e nje perrocke te ceket mbushur me mosdituri! ??‍♂️. Terhiqe akuzen!

@Shkëlzen Gashi. #rezisto!

P.s. E mbylla postimin sepse nje mik mtha po keqinterpreton Glaukun. E degjova serish. Glauku po aludon pa ekuivok se Xeni ka deklaruar se UCK ka kryer krime. Postimi rikthehet per publik per kohe te mjaftueshme sipas standardit. Beni screenshota, mos u ankoni pse e mbylli neser…

Related posts

Lila: Si na motivoi De Biasi përpara “Beogradit” me video mbi gjenocidin serb në Kosovë

dardanianews

Ndodh edhe kjo në Serbi: Dy punëtorë ndërtimi kinezë rrjepin macen, e përgatisnin për drekë

dardanianews

E fundit: qeveria nuk e përkrah tërheqjen e 30 përqind të mjeteve nga Trusti

dardanianews