24.4 C
New York
April 1, 2026
DardaniaNews
Lajme

“Nuk e rr*an fare per Ramën, ja cfare i ben atij” Monika Kryemadhi për Balluku: E ka namin që është b…

Ish-deputetja Monika Kryemadhi, ka komentuar hetimin për zv.kryeministren Belinda Balluku, e cila është marrë e pandehur nga SPAK, nën akuzën për shkelje e barazisë në tendera në ndërtimin e tunelit të Llogarasë.

Sipas Kryemadhit, në mesazhet e zbardhura mes Ballukut dhe vartësit të saj, Evis Berberi, zv.kryeministres “i ka dalë nami se është “bobe” dhe se nuk e rruan për asnjë”.

“Balluku ka namin që është garipe dhe është bobe. Me mesazhet që shkruante, është. Nuk e rruan fare për asnjë, atij tjetrit i thotë pallosh i gjatë dhe e ka në dorë”, tha Kryemadhi.

Kryemadhi shtoi Balluku i vendosi kryeministrit Rama epitetin “pallosh i gjatë” dhe se ka zbatuar urdhrat e tij.

Kryemadhi: Zonja balluku e ka namin që është garipe dhe është bobe. Me mesazhet që shkruante, është. Nuk e rruan fare për asnjë, atij tjetrit i thotë pallosh i gjatë dhe e ka në dorë. Nga mesazhet doli që i ka që e ka bërë tenderin në rregull, por e ka ndryshuar me urdhër nga lart dhe e ka zbatuar urdhin e “palloshit të gjatë”.

I ka qëndruar besnike Ramës. Rama në kal, unë në kal, Rama në tokë, unë në tokë. Mënyra për ta anuluar tenderin është ndërhyrje që i është kërkuar Ramës…

Prokurori Dritan Prençi ishte prokurori i inceneratorit, ku personi kryesor ishte Veliaj, dhe për këtë çështje ai ka zero akuzë, as hetim. Për mua dosja e Balluku, vjen si një kundërpërgjigje e Veliajt.

 

Related posts

Ish-aktivisti i VV-së e quan Kurtin antiamerikan: Kosova rrezikoi të rrëshqas në diktaturë

dardanianews

Shkëlzen Gashi: Si të shpjegohet që Prishtina u çlirua 6 ditë para Skënderajt, atje ishte shtabi i UÇK’së ?

dardanianews

Ish-truproja e presidentit Ibrahim Rugova “befason“me deklaratë për Hashim Thaçin

dardanianews