14.9 C
New York
September 28, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Shkëlzen Gashi: Si të shpjegohet që Prishtina u çlirua 6 ditë para Skënderajt, atje ishte shtabi i UÇK’së ?

Shkëlzen Gashi, ish-këshilltar i Albin Kurtit, ka kërkuar sqarime se pse Skenderaj është çliruar gjashtë ditë pas Prishtinës, kur Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare e Kosovës ishte në Komunën e Skënderajt.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gashi ka pyetur se pse UÇK’ja nuk e çliroi fillimisht Skënderajn e më pas Prishtinën.

“ Më bëri përshtypje që Skënderaj ishte çliruar 6 ditë pas Prishtinës? Shtabi i Përgjithshëm i UÇK-së ishte në Komunën e Skënderajt. Pse UÇK-ja nuk e çliroi fillimisht Skënderajn e më pas Prishtinën? Si të spjegohet që Skënderaj u çlirua gjashtë ditë pas Prishtinës?”, ka shkruar Gashi.
Ndryshe, Albin Kurti e kishte shkarkuar Gashin nga pozita e këshilltarit, pas deklaratave të tij në Frontal të T7, lidhur me UÇK’në.

“Disa deklarata të djeshme të tij patën pasoja shpërqendruese nga puna e mirë e qeverisë në detyrë. Konsideroj që është më mirë që debatin në të cilin është përfshirë ai të mos e bëjë nga pozita e këshilltarit tim”, kishte shkruar Kurti, kur kishte njoftuar për shkarkimin e tij.

Deklarata e Gashi se pjesëtarë të ish-Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kanë kryer krime kishte ngritur reagime të shumta në publik, teksa partitë politike në Kosovë e kishin cilësuar kandaloze këtë deklaratë të Gashit.

 

Related posts

Kur Kadri Veseli paralajmëronte se Kurti do të takohet me Vuçiqin pa kërkuar falje: Më mbani për fjale

dardanianews

Mediat serbe: Arrestohet Çedomir Jovanoviqi

dardanianews

Kurti: S’lejojmë marrëveshje për shkëmbim territoresh as në Shtëpinë e Bardhë as në Shtëpinë e Gjelbër as në të Kuqen

dardanianews