November 13, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Open Balkan”, Berisha: Sjell homogjeninë serbe në rajon, kjo është arsyeja pse nuk e përkrah BE-ja

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka përshëndetur publikisht Kosovën, Malin e Zi dhe Bosnje Hercegovinën që refuzuan të bëhen pjesë e “Open Balkan”.

Berisha tha se kjo nismë sjell homogjeninë në rajon dhe BE nuk e përkrah për shkak se nuk sjell stabilitet, por vasalitet.

E patë një foto në Beograd. Padroni me dy argatët dhe rrinin si roje nderi para Sorosit Junior, Alexit. Ne jemi kundër sepse BE formatoi nismën e Berlinit për të na afruar me vetën dhe vendosi edhe 9 mld euro ndihmë për ne”.

“Ballkani i Hapur sjell homogjeninë serbe në rajon. Përshëndes qeverinë e Malit të Zi, Kosovës dhe Bosnjes që hodhën në kosh këtë projekt. Që në fillim e denoncova duke mbrojtur fermerët e Lushnjës, të Korçës dhe me radhë”.

“Pse nuk e përkrah BE? Von Der Layen erdhi këtu me mesazhin e qartë ne nuk përkrahim Ballkanin, të njëjtën gjë i tha kancelarja. Ai nuk sjell stabilitet, por vasalitet”, tha Berisha./tch/

Related posts

Parashqevi Simaku jeton me ndihma sociale në Amerikë? Videoja që po bën xhiron e rrjetit, ç’ka ndodhur me ikonën e muzikës shqiptare

dardanianews

Si iu mbijetoi pesë tentativave për vrasje Vladimir Putin?

dardanianews

Milaim Zeka opinionist i Big Brother VIP Kosova 3?

dardanianews