9.3 C
New York
March 28, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Osmani: S’flirtoj me VV, kam raporte me shumicën e deputetëve të LDK-së që pajtohen me mua

Nuk po flirtoj me Vetëvendosjen thotë ish-kandidatja për kryeministre nga radhët e LDK-së në zgjedhjet e fundit në Kosovë, Vjosa Osmani.

“Nuk jam duke flirtuar me dikë, unë jam duke e thënë të vërtetën… unë në fakt po e bëjë vetëm këtë. Po e tregoj të vërtetën e ndodhive politike në këtë rast dhe po e mbaj fjalën jo vetëm lidhur me koalicionet, por edhe me cdo pikë tjetër programore” – ka deklaruar Osmani.

Osmani nuk e di ende se në çfarë formati do të vazhdojë angazhimin e saj politik dhe për “Indeks-Intevistë” thotë se po këshillohet për këtë.

“Ua kujtoj se unë jam përjashtuar nga pozitat që i kam mbajtur në LDK nga këshilli i përgjithshëm i LDK-s… Sa i përket hapave të mëtejmë, siç e kam thënë edhe më herët, unë jam në konsultim e sipër me njerëz me të cilët jam ndërtuar politikisht gjatë kësaj periudhe të gjatë, qofshin njerëz ata brenda LDK-s qofshin njerëz që nuk janë sot aktiv politikisht por që më kanë këshilluar, me të cilët kam diskutuar… së shpejti besoj se do ta sqarojmë se si do të vazhdojmë tash e tutje angazhimin tonë politik” ka thënë Osmani.

E pyetur nëse ka raporte më shumë se sa që duket në publik me zyrtarë të LDK-së, Osmani ka thënë se individët me të cilët nuk ka komunikim janë shumë pak.

“Kam raporte me disa nënkryetar të LDK-s. Kemi komunikim të vazhdueshëm. Kam raporte me shumicën dërrmuese të deputetëve të LDK-s. Kemi komunikime ditore me shumicën dërrmuese të tyre. Pra, individët me të cilët nuk kam komunikim janë shumë pak. Me shumicën dërrmuese natyrisht që kam komunikim. Dhe një numër i madh pajtohen me këto qëndrime që po i mbaj, është tjetër cka që nuk e thonë këtë punë publikisht” – ka thënë Osmani.

Vjosa Osmani ishte përjashtuar nga funksionet e larta brenda partisë pas rrëzimit të qeverisë Kurti.

 

 

 

 

Related posts

“Fal Zotit të madh babi ka shpëtu”, Gresa Behluli flet për gjendjen shëndetësore të babait të saj

dardanianews

Deklarata e rrallë e Fehmi Lladrovcit për BBC-në: Do të ishte nder i madh, të vdes për Kosovën

dardanianews

Drashkoviç boton ditar: “Millosheviçi propozonte Kosova të jetë si Hong Kongu – Collin Powell na tha Kosovën e keni humbur përjetësisht më 1999”

dardanianews