8.5 C
New York
November 21, 2024
DardaniaNews
FeaturedLajme

Pal Lekaj sqaron gafën e mbrëmshme: I ngatërrova fjalët “feminist” me “fëmijëror”

Anëtari i AAK’së Pal Lekaj ka kërkuar falje publike pas lëshimit gjuhësor të tij në përdorimin e fjalës ‘feministe’ në vend të fjalës “fëmijore” në një paraqitje televizive mbrëmë.

Lekaj ka shkruar se u kërkon falje publikut të gjerë veçanërisht gjinisë femërore për ngatërrimin e fjalës “Feministe” ne kuptimin e fjalës “Fëmijërore”.

Mbrëmë në emisionin “Edicioni Special” të Klan Kosovës, gjatë bisedës në lidhje me aktualitetin politik në vendin tonë, konkretisht përsa i përket diskutimit për pafuqinë dhe papërvojen e ish/Kryeministrit Kurti për të qeverisur me Kosovën, më ka ndodhur një lëshim i padashur gjuhësor dhe përmbajtësor me fjalën “Feministe” (kup. fëmijërore), për të cilin kërkoj ndjesë para publikut të gjerë, e veçanërisht para gjinisë femërore”, ka shkruar Lekaj./Express/

Të nderuar qytetarë, Mbrëmë në emisionin “Edicioni Special” të Klan Kosovës, gjatë bisedës në lidhje me…

Posted by Pal Lekaj on Friday, June 12, 2020

blob:https://www.facebook.com/b09c19cf-cd99-4bb4-b455-16238549db6e

Related posts

Kurti për letrën dërguar Pence: Ka shumë keq-informime për mua dhe qeverinë, mu desh t’i sqaroja

dardanianews

“Ideja e shkëmbimit të territoreve erdhi nga Thaçi e Vuçiq

dardanianews

25 vjet rezistencë, ekspozitë për kontributin atdhetar të familjes Lleshi në Kosovë 07/08/2023 13:49 Muzeu Kombëtar i Kosovës dhe familja Lleshi kanë hapur ekspozitën “Kontributi atdhetar i familjes Lleshi”, të autorëve Sadik Krasniqi dhe Besnik Rraci, me rastin e 25-vjetorit jubilar të rezistencës së armatosur nga kjo familje. Pjesë e hapjes së kësaj ekspozitë ishte edhe kryeministri Albin Kurti, i cili vlerësoi kontributin e familjes Lleshi për çlirimin e Kosovës. Ai tha se Pavarësia e Kosovës i ka rrënjët në gjakun e dëshmorëve.

dardanianews