June 27, 2026
DardaniaNews
FeaturedKronika e zezë

Ky është kosovari që dyshohet se u vra në një burg në Serbi

Një shqiptar me nënshtetësi norvegjeze ka vdekur në një burg në Serbi.

Peja në Fokus raporton se viktima është Artan Zymberaj nga Peja, ku siç raportojnë ata, ai është vrarë në burgun e Begoradit.

Rastin e ka konfirmuar edhe Ministria e Jashtme të Norvegjisë.

“Ministria e Punëve të Jashtme e Norvegjisë është në dijeni për vdekjen e një shtetasi norvegjez në Serbi. Shërbimi i Jashtëm norvegjez i ka njoftuar të afërmit dhe ka ofruar ndihmë konsullore. Autoritetet lokale janë përgjegjëse për kushtet e burgjeve në Serbi, duke përfshirë shëndetin dhe sigurinë e të burgosurve. Çdo pyetje në lidhje me një hetim të mundshëm të rrethanave të vdekjes duhet t’u drejtohet autoriteteve serbe”.

Familjarët dyshojnë se vrasja ka ardhur sepse i ndjeri kishte tatuazh në trup figurën e Adem Jasharit, emblemën e UÇK-së si dhe Skëndërbeun./

Related posts

Ligji i ri i pagave – sa do të jetë paga e një polici, një mjeku, një mësimdhënësi, dhe një zjarrëfikësi – Gazeta Blic sjell detaje nga ky ligj

dardanianews

E frikshme: Himarë, shpërthen skafi, pësojnë djegie 4 pushues nga Kosova

dardanianews

Haxhi Shala tregon çfarë mospajtime ka me Limajn dhe çka do ta bindë ta japë votën

dardanianews