13.4 C
New York
May 14, 2026
DardaniaNews
FeaturedLajme

Pamje nga momenti kur Kuvendi kishte zgjedhur Rugovën president e Bajram Rexhepin kryeministër

Deputetët e Kuvendit pa dallim, disa herë u ngritën në këmbë dhe duartrokiten kur në vitin 2002 zgjodhën për herë të parë presidentin dhe kryeministrin e Kosovës.

Në mars të vitit 2002, në Kuvend kishte unitet pasi me 88 vota, kishte votuar kreun e LDK-së Ibrahim Rugovën në postin e presidentit, ndërsa kryeministër ishte zgjedhur Bajram Rexhepi i PDK-së.

Kosova pritet që shumë shpejt të ketë një proces të ngjashëm të votimit të qeverisë dhe presidentit pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, por 19 vite pas nuk është e sigurt nëse qeveria e ardhshme që pritet të formohet nga Lëvizja Vetëvendosje, do të arrijë të ketë numrat për të zgjedhur presidente Vjosa Osmanin me 80 vota, ndërsa përveç kësaj mungon uniteti dhe është e paqartë nëse partitë opozitare do të qendrojnë në Kuvend për të krijuar kourumin që Osmani të zgjedhet me 61 vota si presidente në raundin e tretë, në rast se në dy raunde nuk merr 81 vota, shkruan Magazina.

Pamjet e datës së 4 marsit 2002 mund të shihen më poshtë:

 

 

Related posts

Afrohet cikloni: Nga dita e premte e deri të dielën, reshje intensive shiu e bore, në zonat malore deri në 50 cm

dardanianews

Si e xhelozoj burri i Oltës puthjen e saj me Luizin? / Përgjigjet Olta Gixhari!

dardanianews

Theret me thikë 17-vjeçari në Prizren, kjo është gjendja e tij

dardanianews